• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hapen 5 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: T’i japim fund mësimit me dy turne! Hapim qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët me spektrin autik

by S T
06/09/2024 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar hapjen e 5 shkollave të reja në kryeqytet me fillimin e vitit të ri shkollor ditën e hënë.

Gjatë takimit me administratorët e shkollave të Tiranës, Veliaj tha se shkollat e reja I japin fund mësimit me dy turne. Ai i bëri thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollat pranë banesës së tyre, pasi të gjitha objektet janë ndërtuar me të njëjtat standarde dhe kanë të njëjtin nivel mësimdhënie.

“Këtë vit hapim 5 shkolla të reja. Vitin tjetër do të hapim 4 shkolla të tjera. Qshtë një revolucion sepse kemi shkuar, 45 plus 4, në 49 shkolla të reja. Për ata që nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë, kam 9 vjet që i pyes: më thoni një shkollë që keni ndertuar. Përgjigja e tyre është: Zero. 49 me 0 them se është një rezultat i mirë dhe shpresoj që ta mbajmë ritmin deri në fund. Për herë të parë në historinë e tranzicionit, shkolla “Avni Rustemi” kalon me një turn, nga një shkollë me dy turne që ishte. Ka disa shkolla si “Mihal Grameno”, që janë ende me dy turne. Nuk janë me dy turne prej hapësirës, janë me dy turne prej mentalitetit. Mania që do i çojmë atje se ajo është shkolla më e mirë, se janë zyshat më të mira, është e pavërtetë. Me sistemin e ri, zyshat që kanë dalë të parat në sistem janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha shkollat”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha edhe një lajm të mirë për komunitetin e lagjes ‘Rilindja’, te Unaza e Madhe, dhe pranë Liqenit të Thatë. “Kemi përgatitur projektin edhe për shkollat e reja në lagjen ‘Rilindja’, te Unaza e Madhe, dhe te ‘Liqeni i Thatë’. Po presim një VKM që të na çlirojë këto shkolla nga paketa e shkollave me projektin e PPP sepse mjafton një nga pronat të jetë e zaptuar ose në proces gjyqësor, dhe na bllokohen të 4 shkollat. VKM na lejon që t’i bëjmë shkollat te lagjja “Rilindja” dhe Liqeni i Thatë veç e veç. Mezi po pres, ndaj me të dalë VKM, do të nisim punën”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për të ndihmuar fëmijët me spektrin autik. Ai theksoi se qendra “Pëllumbat”, që i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës, do të kthehet në një qendër model për trajtimin e fëmijëve. “Ne kemi vendosur që të ndërtojmë qendrën më të madhe për të ndihmuar fëmijët me spektrin autik në Ballkan. Ashtu si Piramida është sot qendra më e madhe e kodimit, ne duam që edhe për engjëjt e tjerë të ofrojmë shërbimin më të specializuar. E ofrojmë në formën e psikologëve, logopedëve dhe asistentëve specialë në qendrat sociale, në disa nga shkollat dhe çerdhet tona, por nuk mjafton vetëm mësuesi ndihmës. Ne duam që qendra ‘Pëllumbat’ të kthehet në një qendër model për të trajtuar të gjithë fëmijët me aftësi speciale të spektrit autik dhe sindromës Doën”, njoftoi ai.

Next Post
Planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami, arrestohet “i forti i Niklës”, Marklen Haka

Planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami, arrestohet "i forti i Niklës", Marklen Haka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In