• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hapen 400 vende pune në Policinë e Shtetit, sa efektivë kërkohen në çdo qark, si mund të aplikoni

by A R
02/07/2024 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hapen aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor (DVP, DVKM dhe struktura të veçanta), si vijon:

Në strukturat policore të qarkut Tiranë (DVP, DVKM dhe FNSH)-125

Në strukturat policore të qarkut Durrës (DVP dhe DVKM)-35

Në strukturat policore të qarkut Korçë (DVP dhe DVKM)-20

Në strukturat policore të qarkut Fier (DVP dhe FNSH)-10

Në strukturat policore të qarkut Vlorë (DVP, DVKM dhe Delta)-30

Në strukturat policore të qarkut Lezhë (DVP)-30

Në strukturat policore të qarkut Shkodër (DVP, DVKM dhe FNSH)-50

Në strukturat policore të qarkut Kukës (DVP dhe DVKM)-35

Në strukturat policore të qarkut Dibër (DVP dhe KPKM)-25

Në strukturat policore të qarkut Elbasan (DVP)-10

Në strukturat policore të qarkut Gjirokastër (DVP dhe DVKM)-20

Në strukturat policore të qarkut Berat (DVP)-10

Në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

KRITERET PËR APLIKIM

Çdo shtetas qe plotëson kriteret e mëposhtme, ka të drejtë të aplikojë pranë drejtorive vendore të Policisë ku ai ka vendbanimin e përhershëm.

Aplikimet janë të  hapura deri më datë 31.07.2024.

  1. a) të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
  3. c) të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
  4. d) të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  5. e) të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  6. f) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. g) të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  8. h) të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  9. i) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  10. j) të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  11. k) të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe integritetit.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Shtetasit qe shprehin dëshirën për t’u pranuar në Policinë e Shtetit, përkundrejt tarifës se aplikimit, jo më vonë se data 31.07.2024, duhet të dorëzojnë pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në drejtoritë vendore të Policisë, formularin e aplikimit të plotësuar, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. a) formularin e vetëdeklarimit për punësim në strukturat e Policisë;
  2. b) fotokopje të kartës së identitetit;
  3. c) diplomë të shoqëruar me listë notash që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm (të noterizuara);
  4. d) fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. e) certifikatë e gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);
  6. f) certifikatë familjare (nxirret nga struktura policore ku kryen aplikimin);
  7. g) vërtetim nga gjykata që nuk është në gjykim për vepër penale;
  8. h) vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale;
  9. i) vërtetim nga struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
  10. j) mandat-pagesa e tarifës së aplikimit;

FAZAT QE KALOJNË APLIKANTËT PËR PRANIM

Për pranimin në polici, aplikantët duhet të kalojnë me sukses sipas rendit zbritës fazat e mëposhtme:

  1. a) aplikimi;
  2. b) verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit;
  3. c) verifikimi i besueshmërisë dhe integritetit të aplikantëve;
  4. d) kontrolli shëndetësor;
  5. e) testimi, i cili përfshin testin me shkrim, testin fizik, intervistën me gojë dhe testin psikologjik.

Me qellim që procesi i verifikimit të kryhet në mënyrë sa më të shpejte, por pa cenuar cilësinë e verifikimit, procesi i shqyrtimit të dokumentacionit, verifikimi i besueshmërisë së aplikantëve, si dhe marrja, administrimi dhe krahasimi i gjurmëve daktiloskopike, bëhen menjëherë për secilin aplikant, duke filluar nga momenti i dorëzimit të dokumentacionit, pa pritur përfundimin e afatit të aplikimit.

Procesit të testimit i nënshtrohet vetëm aplikantët të cilët në baze të vendimit të Komisionit të Pranimit, plotësojnë kriteret dhe janë të përshtatshëm për të vazhduar procesin e pranimit.

Aplikanti skualifikohet dhe ndërpret procesin e konkurrimit në çdo faze të tij nëse:

  1. nuk aplikon brenda afatit të përcaktuar;
  2. nuk dorëzon në kohen e aplikimit dokumentacionin e kërkuar;
  3. nuk plotëson kriteret e përcaktuara në piken 3 të këtij urdhri;
  4. ka deklaruar të dhëna të rreme apo ka paraqitur dokumente të falsifikuara;
  5. rezulton përdorues droge;
  6. rezulton të ketë varësi nga alkooli;
  7. nuk kalon kontrollin shëndetësor;
  8. nuk paraqitet në kohën e caktuar në një nga fazat e testimit;
  9. nuk vlerësohet me të paktën 50% të pikëve në secilën prej fazave të testimit.

/a.r

Next Post
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuar drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuar drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

Zbardhen dy zjarrvëniet në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi nga Korça

March 1, 2026
Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

Fytyra e barbarisë së kllounit plak – komunisti i fundit në Europën Lindore

March 1, 2026
CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

CIA e gjeti, Izraeli e vrau: Detajet e operacionit kundër Khameneit

March 1, 2026
Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

Pezullimi i fluturimeve, ministri italian i Mbrojtjes bllokohet në Dubai me familjen e tij

March 1, 2026
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In