• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hapen 2775 vende pune në administratën publike, ja ku janë vendet e lira të punës

by Java News
23/02/2017 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve që do të punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet publike përgjatë vitit 2017, duke bërë një ndërhyrje të re, krahasuar me 2225 që u caktuan në fillim të vitit.

Nevoja për të shtuar kontingjentin e punonjësve me kontrata të përkohshme ka bërë që krahasuar me vitin 2016, numri i tyre të shtohet me 550 individë të rinj. Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore. Referuar vendimit, në vijim përpos mësuesve në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional do të shtohen dhe pedagogë të jashtëm/trajnerë të angazhuar në formimin profesional të magjistratëve.

Gjithashtu, për forca të reja duket se kanë nevojë edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Sipas vendimit, kontratat do të jenë 6-mujore, ndërsa zanatet që kërkojnë dikasteret janë, specialistë, teknikë, hidraulikë, elektricistë, sanitarë, punonjës shërbimi dhe ndihmëskuzhinierë.

“Për arkivistët e kontraktuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të paraqitet në Ministrinë e Financave përshkrimi i punës së punonjësve të sipërpërmendur, duke pasqyruar normën ditore të përpunimit të dokumentacionit arkivor, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Për mjekët e kontraktuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjithashtu, të paraqitet përshkrimi i punës së tyre, përshkrim i cili paraprakisht të jetë dakordësuar me Ministrinë e Shëndetë- sisë”, thuhet në vendim. /Shekulli/a.k

Next Post
Tiranë, përndjek prej dy muajsh ish të dashurën… derisa një ditë e rreh mes të rrugës

Lushnje, 21 vjeçari rreh nënën  dhe motrën e tij një  muaj rresht, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In