• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hapën 250 llogari denigruese ndaj 21 vjeçares: Hakmarrja e dy motrave nga Mirdita për shoqen që ndanin qiranë

by Ardit Rada
09/02/2021 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy motra janë vendosur nën gjurmimin nga policia e shtetit pas denoncimit të shoqes së tyre që pretendon se gjatë pothuajse një viti pandemi e përndoqën përmes rrjeteve sociale përmes 250 adresave, të cilat janë mbyllur nga viktima.

Vajza nga Fieri sipas burimeve të sigurta policore, është studente në vitin e dytë për mjekësi dhe aktualisht po kurohet me antidepresantë. Ajo kërkoi ndërhyrjen e ekspertëve të krimeve kibernetike për mbylljen e një seriali adresash në Instagram, në të cilat ajo sulmohej, kryesisht instagram, facebook dhe youtube.

Audienca e synuar nga dy motrat njëra e moshës 27 vjeçe dhe tjetra 32 vjeçe, ishte familja e studentes, të afërmit dhe të njohurit e saj. Por e pyetur nëse kishte apo jo kundërshtarë të tjerë dhe se kush mund t’ia kishte bërë këtë dëm virtual, e reja doli menjëherë në temë duke hedhur poshtë dyshimin se përndjekësi mund të ishte një ish-partner.

Ajo insistoi sipas burimeve  se armiqtë e saj ishin dy motra nga Mirdita, të cilat i njohu në Tiranë dhe lidhi miqësi me to, gjatë kohës që ndiqte gjimnazin dhe që më tej miqësia ishte konsoliduar ndër vite. Shoqëria mes A. H , 21 vjeçe dhe motrave A. K. dhe L.K përpara grindjeve kishte qenë aq e ngushtë, sa ato kishin zgjedhur të jetonin bashkë me qira dhe të ndanin të njëjtat shpenzime.

Por miqësia u thye pas pandemisë të shpallur në marsin e 2020 në vendin tonë. Studentja, sipas asaj që ajo rrëfen në policinë qendrore të shtetit, u zhvendos në kuadër të karantinimit pranë familjes. “Fillimisht u largova për pak ditë, ditët u kthyen në javë dhe në këto rrethana i njoftova mikeshat e mia se isha në pamundësi që të kontribuoja më tej për pagimin e qirasë së përbashkët”. Duke i vënë në dispozicion mesazhet me dy mikeshat, 21 vjeçarja fierake shton në polici se ju kishte dalë borxhit dy motrave, të cilave ju ka treguar se deri në muajin shtator 2020, ajo nuk do jetonte me to për pasojë nuk do paguante qira.

Pikërisht këtu kanë nisur sulmet. Të nxehura ato nisën sulmet në muajin prill, pra pak javë pasi e reja ishte larguar në familje. Reagimi i parë i A. K dhe motrës së vogël L. K ishte haptazi sulmues. “Ti je e pafytyrë, ne të ndihmuam, të bëmë pjesë të miqësisë sonë dhe tani na lë në vështirësi, pikërisht tani që ne mbetëm pa punë dhe s’kemi mundësi të mbulojmë qiranë e shtëpisë që e morëm bashkë”.

21-vjeçarja këmbëngul në polici se për marrjen me qira të banesës nuk kishte firmosur as kontratë dhe se nuk kishte asnjë mundësi që t’i paralajmëronte më herët duke qenë se covidi ishte një situatë që ndryshoi rutinën e gjithkujt.

“Profili i parë fals kundër studentes u hap në fillim të muajit prill 2020, – thotë agjenti i policisë për gazetën Si. Në llogarinë e Instagram adresa titullohet A.Ku… dhe bashkëngjitur mbiemri i saj”. Por ndërsa vajza ftohej për miqësi virtualisht nëpërmjet këtyre adresave brenda një jave dy motrat mirditore hapën së pari 30 llogari të kombinuara me emrin e saj dhe cilësime fyese. Edhe pas valës së parë të zemërimit, dy motrat nga Mirdita nuk janë lodhur dhe kanë vazhduar më tej.

Studentja rrëfen “ditët, javët dhe muajt kalonin dhe sapo mbyllja një llogari në instagram me anë të report  në IG, të nesërmen hapej një adresë tjetër akoma më denigruese dhe me fyerje të personalitetit, nderit dhe dinjitetit tim. Situata u bë më shqetësuese kur adresat nisën të hapen me emrin tim, lidhur emrit të dhënat e prindërve dhe përherë prapashtesa sulmuese dhe ofenduese”, denoncon e reja.

Sipas policisë e gjendur në këtë situatë, e reja ka nisur të telefonojë miqtë, kushërinj dhe të njohur të cilëve u ka kërkuar ndihmë jo vetëm për t’i bërë report, por edhe për të kontaktuar me përndjekëset.

Gjendja është bërë e padurueshme nga dy motrat mirditore që dyshohet se kanë hapur në total 250 profile të tilla. Në mesin e muajit shtator, kur ato e paralajmëruan duke i folur se deri ku kishin ndërmend të arrinin. “Ne jemi ato që ta nxijmë, duhet të kuptosh që gabove”.

Sipas burimeve, dy motrat kanë mbërritur deri aty sa në muajin dhjetor nisën ta shajnë 21-vjeçaren edhe te mikja e saj e fëmijërisë që ndërkohë ishte shtatzënë. “Shoqja ime kaloi ankth të papërshkrueshëm, i flisnin vazhdimisht keq për mua, sipas tyre isha një ku… e degjeneruar që kisha kërcyer çdo vlerë njerëzore. Shoqja ime kaloi nga dy motrat mirditore ankth dhe tani që ka djalin dy muajsh është në gjendje postpartum, me ankth të vazhdueshëm që i mbeti nga shtatzënia duke qenë se ato i postonin pambarimisht detaje denigruese për mua”.

Sipas policisë studentja pretendon se ka komunikuar direkt me rrjetin social Instagram dhe youtube ku ishte hapur kanal enkas për të me kërkesën për mbylljen e këtyre llogarive.

“I kam ezauruar të gjitha metodat për gati një vit  pandemi, dëshirova ta mbyllja me aq miqësinë tonë që u kthye në armiqësi për një qira banese. Por ato të dyja janë të papërmbajtshme, janë armike të betuara.

“S’mund ta besoj që shkuan deri këtu, për një hatërmbetje. Ky nuk është bullizëm i thjeshtë, por përndjekje me qëllim shkatërrimin tim. Të dyja motrat e dinë që jam person i ndjeshëm ndaj pas çdo adrese me emrin tim, kishte si prapashtesë fyerje, si kur.., put…, baxh…, dhe gjithçka që është sharëse dhe ofenduese në lidhje me një individ dhe një femër”.

Policia thotë se në momentin e denoncimit dy motrat kishin hapur një adresë tjetër denigruese që iu bë report, ndërkohë që ato këmbëngulin se nuk janë autoret e këtyre sulmeve dhe përndjekjeve. “Ne mund të jemi mërzitur, edhe për faktin se ajo erdhi mori fshehtas rrobat e trupit dhe sendet personale dhe nuk na tha mirupafshim. Por nuk arrijmë deri këtu”.

Por policia thotë se ky është një rnga astet e rralla të hapjes seriale të adresave për t’i shkaktuar depresion një personi dhe për ta faktuar këtë pretendim, departamenti kundër krimeve kibernetike i ka kërkuar komapanisë facebook të rezervojë të dhënat për adresën e fundit të hapur që i është bërë report, derisa çështja të mbyllet dhe të shkohet në prokurori, e cila do të duhet t’i kërkojë gjykatës marrjen e të dhënave dhe konfirmimin e autorëve.(SI)/a.p

Next Post
Bindja Demokratike dhe aleancat e saj, Patozi: Partitë e reja që pranojnë listat e hapura

Bindja Demokratike dhe aleancat e saj, Patozi: Partitë e reja që pranojnë listat e hapura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forbes: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? Vendi që mund të ngrihet si qendër e industrisë së..

Forbes: Shqipëria, destinacioni i ardhshëm i jahteve luksoze në Mesdhe? Vendi që mund të ngrihet si qendër e industrisë së..

January 17, 2026
(EMRI) I kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër. Pritet ekstradimi

(EMRI) I kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, vihet në pranga 33-vjeçari në Shkodër. Pritet ekstradimi

January 17, 2026
Ministri Malaj: Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025

“Duhet të mbrojmë pensionet e së ardhmes!”/ Ministri Malaj reagon për kontrollet e pagave në ndërtim

January 17, 2026
Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

Bordi i Paqes për Gazën/ Nga Kushner tek Witkoff, Shtëpia e Bardhë publikon emrat e anëtarëve përfaqësues të Trump

January 17, 2026
18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

18-vjeçarja përcillet sot në banesën e fundit mes dhimbjes e lotëve/ Aksidenti fatal në Durrës, Gjykata lë në burg shoferin e ‘BMW X5’

January 17, 2026
Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

January 17, 2026
Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

January 17, 2026
Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

Abuzoi seksualisht me djalin e saj 15-vjeçar/ Burg për 35 vjeçaren, humb të drejtën për të ushtruar profesionin si infermiere

January 17, 2026
Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In