• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Hap pas hapi / Çfarë na ndodh nëse e lëmë duhanin

by Java News
09/08/2015 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët kanë identifikuar rreth 4.000 kimikate në tymin e duhanit dhe në mesin e tyre rreth 50 patogjenë të kancerëve të ndryshëm. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se për shkak të pirjes së duhanit çdo gjashtë sekonda vdes një person në botë. Është vlerësuar se një në dy duhanpirësit vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit; nga kanceri, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, ataku kardiak, sulmi në tru dhe të tjera. Nëse lini pirjen e duhanit, trupi do të fillojë të shërohet pothuajse menjëherë pas cigares së fundit.

Çfarë në të vërtet ndodh?

– 20 minuta pas cigares së fundit, shtypja e gjakut dhe pulsi kthehen në gjendjen normale, kurse qarkullimi në gjymtyrë përmirësohet duke furnizuar ato me gjak më të pasur me oksigjen. Kurse 8 orë pas cigares së fundit, oksidi i karbonit eliminohet plotësisht nga organizmi dhe zëvendësohet me oksigjenin i cili iu nevojitet qelizave për të kryer funksionin normal.

– 24 orë pas cigares së fundit, zvogëlohet rreziku i sulmit kardiak, pasi që pulsi dhe shtypja e gjakut kthehen në gjendjen normale.

– 48 orë pas cigares së fundit, mbaresat nervore që ishin “të sëmura”, fillojnë të riaktivizohen duke rikthyer shqisat e aromës dhe shijes.

Nga dy javë deri tre muaj pas cigares së fundit, qarkullimi vazhdon të përmirësohet dhe filloni të merrni frymë më lehtë.
Mushkëritë prodhojnë më pak mukozë dhe funksionojnë më mirë. Rritet aftësia për pjesëmarrje në aktivitet sportive pasi që keni më pak probleme gjatë frymëmarrjes.

Nga muaji i parë deri në muajin e nëntë pas lënies së duhanit, filloni të vëreni se kolliteni më pak. Kongjestioni i sinuseve zvogëlohet, kurse lodhja dhe vështirësitë gjatë frymëmarrjes pothuajse nuk vërehen. Mushkëritë fillojnë të funksionojnë gati njësoj sikurse në kohën kur nuk keni përdorur duhanin.

Pas një viti nga lënia e cigares, rreziku i sulmit në zemër zvogëlohet për 50 për qind. Në periudhën në mes të 5 deri 15 vite nga ndërprerja e pirjes së duhanit, rreziku nga sulmi në tru është i njëjtë sikurse edhe te jopërdoruesit e duhanit.

10 vite pas ndërprerjes së duhanit, rreziku i kancerit të mushkërive dukshëm zvogëlohet. Zvogëlohet edhe rreziku nga kancerët e llojeve të ndryshme; kanceri i gojës, fytit, ezofagut, fshikëzës, veshkave dhe pankreasit. Edhe pse nuk keni përdorur duhanin për 10 vite, rreziku i prekjes nga kanceri i mushkërive është më i madh në krahasim me ata të cilët kurrë nuk e kanë përdorur duhanin.

Pse është aq vështirë të ndërpritet konsumimi i duhanit?

Pse, edhe përkundër të gjithave që i dimë për duhanin, prapë vazhdojmë konsumimin e tij. Arsyeja është nikotina e cila shkakton varësi dhe ajo është arsyeja kryesore që keni filluar konsumimin e duhanit. Nikotina është një bashkim organik që gjendet në fletët e disa llojeve të bimëve, por më së shumti konsumohet me anë të duhanit. Edhe pse nikotina në vetvete nuk është kancerogjen, në mënyrë indirekte i pamundëson trupit të luftojë qelizat potencialisht kancerogjene.

Kur mundohemi të ndërpresim konsumimin e duhanit, reagon truri duke krijuar simptoma që na bëjnë të ndihemi keq duke na nxitur të konsumojmë nikotinë. Për shumicën e duhanpirësve, mënyra e papritur e lënies së cigares nuk është e mundur. Procesi i shërimit është i vështirë dhe i pakëndshëm. Terapia e zëvendësimit të nikotinës është treguar e suksesshme dhe ka ndihmuar shumë njerëz për të hequr dorë nga ky ves jo i shëndetshëm.

Next Post

Masakër në Teksas / Vret 8 persona, mes tyre 5 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

March 6, 2026
Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

March 6, 2026
Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

March 6, 2026
Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In