• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Hap gojën’ bashkëpunëtori i drejtësisë për antetatin ndaj Gjon Menës: Zbulon ku u mor mina me telekomandë

by Java News
10/05/2021 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë për sa i përket dosjes voluminoze të armëve të gjetura në kryeqytetet disa ditë më parë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku i cili tregoi edhe 19 bazat e armatimit ka zbuluar se mina me telekomandë e përdorur në atentatin ndaj Gjon Menës në Kamëz, është marrë në Shkodër.

Siç raporton gazetari Ermal Vija, hetuesit kanë dyshime se përveç kushërinjve Jamaku dhe Gjergj Cukalit në këtë atentat janë përfshirë dhe dy persona te tjerë. Këta persona përveçse janë përmendur nga dëshmitari i drejtësisë janë pikasur edhe nga kamerat e sigurisë. Njëri nga këta persona,  i cili ende nuk është identifikuar nga grupi hetimor, sipas dëshmisë,  ka trup mesatar dhe me dialekt nga veriu.

Në një rast, rezulton se ky person ndiqte kushërinjtë Jamaku për të parë nëse do bënin punën, duke qëndruar pranë banesës së Gjon Menës. Gjithashtu Enver Jamaku ka treguar se ky person, për të cilin shprehet se nuk e njeh dhe nuk i di emrin, i ka treguar që mina në formë drejtkëndëshe, brenda të cilës ishte një telefon i vjetër, vihej në punë më anë të një fitili elektrik që futej në vendin e kufjes dhe më pas ndezja bëhej nëpërmjet thirrjes telefonike.

Sipas dëshmisë së të penduarit, ky shtetas ishte mesatar në trup, me dialekt nga veriu. Në një rast, rezulton se ky person ndiqte kushërinjtë Jamaku për të parë nëse do bënin punën, duke qëndruar pranë banesës së Gjon Menës. Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e këtyre personave, pasi janë të bindur  se Gjergj Cukali është kontraktuar nga persona të tjerë për eliminimin fizik të Gjon Menës, nga ana tjetër ky i fundit është shprehur se e vetmja pistë për të cilën dyshon se mund të ketë ndodhur është vrasja e shtetasit Eri Zefi, për shkak të lidhjeve që ka me një prej të akuzuarve, për këtë krim, pasi sipas tij ai nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.

Gjatë dy muajve të përgatitjes së planit rezulton se ka pasur debate  mes Cukalit dhe Enver Jamakut për vonesën, ndërsa duket se atentati dështoi pasi mina nuk u montua dhe ngjit siç duhet nga Ermond Jamaku, i cili rezulton ta ketë vendosur poshtë makinës pa e montuar.

g.kosovari

Next Post
Shqiptari godet me thikë fqinjin në Greqi/ Arsyeja ishte se delja kaloi në tokën e tij

Shqiptari godet me thikë fqinjin në Greqi/ Arsyeja ishte se delja kaloi në tokën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In