• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hans Asperger, sekretet e errëta të “babait” të autizmit

by Java News
06/12/2018 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hans Asperger është pediatri që hodhi bazat e studimit të autizmit. Ai është parë si hero për kontributin e tij në shpëtimin e shumë fëmijëve nga programi nazist i shfarosjes. Pas luftës, ai u emërua drejtor i klinikës pediatrike universitare në Vjenë, ku vijoi një karrierë të gjatë akademike gjatë të cilës studioi autizmin, duke hapur rrugën për kuptimin e kësaj sëmundjeje. Në vitin 1981, menjëherë pas vdekjes, emri i tij nisi të përdorej për t’iu referuar çrregullimeve që ai studioi (sindroma e Aspergerit).

Por deri pak vite më parë, askush nuk kishte ngritur pyetje për rolin e Aspergerit gjatë Rajhut të Tretë. Të paktë kanë qenë ata që e kanë parë me dyshim ngritjen e Aspergerit nga pozicioni i mjekut, deri në pozicionet më të larta akademike, pa u anëtarësuar as në parti dhe pa lidhje me regjimin fashist.

Pas luftës, ai arriti të ndërtonte imazhin e një njeriu që i ishte kundërvënë programit Aktion T4, i njohur ndryshe si eutanazia naziste, dhe si kundërshtar i Rajhut. Por disa studime të fundit tregojnë një histori krejt të ndryshme. Elementë të rinj që kanë dalë në dritë e portretizojnë atë si një njeri me lidhje të forta me regjimin fashist, që operoi nga brenda sistemit.

Vite të tëra studimesh të kryera në Universitetin e Vjenës nga historiani Herwig Czech treguan se Asperger e përdori diagnozën e autizmit për të mbështetur teoritë e regjimit për superioritetin e racës ariane. Rezultatet e studimit të Czech u publikuan në revistën amerikane “Molecular Autism” dhe më pas u zgjeruan në një libër të Edith Sheffer.

Sheffer rindërtoi një tablo të plotë të jetës dhe punës së Aspergerit gjatë Rajhut të Tretë. “Ngritja e një sistemi shfarosës është bërë e mundur pikërisht nga njerëz si ai, të cilët bënin lojë të dyfishtë”, thuhet në libër. Burimet arkivore të pabotuara deri tani tregojnë se Asperger ishte bashkëpunëtor i Erwin Jekelius, drejtori famëkeq i klinikës së pedagogjisë kurative Spiegelgrund, në Vjenë, ku është aplikuar eutanazia te fëmijët me aftësi të kufizuara, jetimët dhe atyre që sistemi i konsideronte shmangie nga raca.

Asperger ishte në dijeni të faktit se në atë klinikë, fëmijët që konsideroheshin “gjenetikisht inferiorë” liheshin të vdisnin për ushqim apo vriteshin me injeksione, por nuk bëri asgjë për t’i shpëtuar.

Madje, në dy raste, dy vajza të moshës 5 vjeçe dhe 2 vjeçe e gjysmë ishin dërguar në klinikë me rekomandimin e tij.

Në harkun e viteve 1940-1945, rreth 800 fëmijë vdiqën në klinkën e horrorit. Mes tyre, dyshohet se të paktën 40 kanë shkuar atje me sugjerimin e Aspergerit.

Nën regjimin e Hitlerit, psikiatria u bë pjesë e një projekti për ta klasifikuar popullsinë si “gjenetikisht” të përshtatshme ose të papërshtatshme. Vetë përkufizimi i autizmit si “psikopati” është krijuar nga ideologjia naziste dhe prezantuar nga Asperger në vitin 1938, vetëm disa muaj pas aneksimit të Austrisë nga ana e Rajhut. “Mjeku vjenez, – thonë studiuesit, – duke iu referuar individëve asocialë, u atribuonte atyre tipare sadiste dhe djallëzore dhe argumentonte se kur të rriteshin do të shndërroheshin në individë që enden rrugëve si robotë”.

Kjo lë të kuptohet se Asperger ishte pro ligjit të sterilizimit të detyruar, në mënyrë që këta njerëz të mos bëheshin barrë për komunitetin, duke u hequr mundësinë e të pasurit pasardhës.

Këto zbulime kanë hapur debat në komunitetin akademik ndërkombëtar. Përdorimi i emrit të tij për të identifikuar sindromin është bërë çështje debati brenda botës shkencore. Në vitin 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet të vendosë për heqjen e tij përgjithmonë nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve./a.meta

Next Post
INVESTIGIMI/ Përça e sundo: Si e humbi Rumania luftën kundër korrupsionit

INVESTIGIMI/ Përça e sundo: Si e humbi Rumania luftën kundër korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In