• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hanë “bukën” e Ramës, ama  bëjnë “duvanë” e Bashës

by Artur Ajazi
06/09/2020 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga  ARTUR  AJAZI

Po mbushen afro 8 vite, nga koha kur Partia Demokratike doli në opozitë, por kurrë nuk mund të themi se “biznesmenët” e zyrave të saj e kanë ndërprerë aktivitetin privat, kurrë nuk mund të themi se milionerët e saj nuk kanë zgjeruar aktivitetin, nuk kanë ndërtuar pallate, vila, se nuk kanë blerë nga 2-3 makina 100 mijë euroshe. Dhe e gjithë kjo ka ndodhur, dhe po ndodh në kohën e “qeverisë së korruptuar Rama”. Mirë e kanë, dhe mirë ja bëjnë, kur nuk ka dalë  akoma një prokuror dhe një gjyqtar, tu tregojë “dhëmbët” e ligjit, tu kërkojë origjinën e milionave, origjinën e bizneseve, origjinën e pallateve, origjinën e “dhuratave” që nisin nga vilat 2.5 milion euroshe,dhe depozitave bankare që shtrihen nga Shqipëria dhe vazhdojnë në gjithë Ballkanin dhe më gjërë. Por si për ironi, janë pikërisht ata, të krimburit në miliona të pandershme, janë pikërisht ata që bëjnë pazare me  ndonjë zyrtar të dobët të shtetit për taksat dhe tatimet, janë pikërisht ata që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të lartësojnë  malin me para të fituara pa pikën e djersës, që dalin dhe shajnë, mallkojnë, akuzojnë, thërrasin, dhe bëjnë apel për “rrëzimin e Edi Ramës”. Mirë t’ua bëjnë. Hanë “bukën” e Ramës, me biznese nën emra të rremë, dhe bëjnë “duvanë” e Bashës. Duan largimin e qeverisë Rama, edhe pse sa ishin në pushtet dhe tani në opozitë, nuk lanë gjë pa “klonuar” për të fituar, abuzuar, dhe mashtruar miletin dhe institucionet e ligjit.  Megjithëse kjo qeveri e ka futur në “ulli” sistemin bankar, ekonominë, financat, doganat, ka fshirë informalitetin në fushën e pagesave  të energjisë, ujit të pijshëm, taksave të papagura, ka zhdukur pabarazinë në biznes, ka detyruar çdo firmë dhe kompani të derdhë në arkën e shtetit detyrimet sipas ligjit, sërish “të panginjurit” e SHQUP-it, dalin dhe shpifin, dalin dhe akuzojnë, madje me zë të trashur dhe gishtin tregues të drejtuar nga qeveria Rama. Natyrisht, kjo ka të bëjë paksa edhe me formimin dhe edukimin jo vetëm shkollor por edhe politik, të sekretarëve të Lulzim Bashës. Si ata, dhe kryetari, e kanë ves të keq, të shajnë pas shpine, të akuzojnë mes zyrave të partisë, dhe kur është momenti i duhur, të thonë “nuk kemi ç’bëjmë, na detyrojnë”. Kjo ka ndodhur edhe me vetë Lulzim Bashën, teksa “shante dhe akuzonte” publikisht “oligarkët e Ramës”, me të cilët ka ngrënë e ka pirë dhe ka bërë allishverishe, duke vazhduar edhe sot e kësaj dite. Në Tiranë dhe rrethe, ka prej tyre që janë sponsorizues të rregullt të SHQUP-it, (edhe pse shprehen se Rama vuri ligjin mbi gjithçka) por nuk e kanë për gajle të “gëlltitin” edhe ndonjë akuzë qesharake, që u bën nga zyrat e partisë zoti Basha. Ka prej tyre, (shumica që punojnë sipas ligjit) që tentojnë ti bëjnë hile  shtetit, duke u mbrojtur nën hijen e SHQUP-it. Lulzim Basha ka vite që arrin të mbajë lidhje të rregullta me “oligarkët” e tij, por edhe të mbajë me premtime disa të tjerë. Atje ku nuk bën punë “fjala”, zoti Basha përdor “sulmin” duke i akuzuar si “të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës”. Një parti si Partia Demokratike, që merret nga kryetari tek sekretarët, me sulme ndaj biznesit, që i mbron dhe i shan sipas interesit dhe momentit, që me disa bën pazare dhe me disa mundohet  ti nënshtroje me presione, nuk ka dyshim që do të rrijë gjatë në stolin e politikës. PD nuk mund të jetë parti qeverisëse, deri në momentin kur “bosët e saj të dollarit” të jenë për  zbatimin e ligjit, dhe barazinë para tij. Ata e kanë kuptuar dhe provuar se  si me zhdukjen e informalitetit në ekonomi, është rritur transparenca, se si me zhdukjen e informalitetit  në biznes, është rritur performanca e tyre, zgjerimi aktivitetit  dhe eleminuar  konkurenca e pandershme. Por ata nuk duan ta pranojnë, sepse u duket sikur janë  rehatuar me mendimin “ha bukën e Ramës, dhe bëj duvanë  e Bashës”.  Ata janë oligarkët e vërtetë të SHQUP-it.

Next Post
Tentoi të hidhej nga kati i 12-të në Selanik, ministria e Jashtme: Po ndjekim situatën për një zgjidhje sa më parë

Tentoi të hidhej nga kati i 12-të në Selanik, ministria e Jashtme: Po ndjekim situatën për një zgjidhje sa më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In