Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton është rikthyer te triumfi, duke fituar Çmimin e Madh të Montekarlos. Britaniku arriti t’i lërë të gjithë pas edhe pse në fillimin e garës pati vështirësi për shkak të reshjeve të shiut.
Në vendin e dytë në këtë garë u rendit piloti i Red Bull, Ricciardo, ndërsa në podium u ngjit edhe Perez. Vetëm vendi i katërt për Vettel me Ferrarin, ndërsa Raikkonen u detyrua ta lërë garën pas një gabimi në xhirot e para.
Një garë jo e mirë për pilotin tjetër të Mercedes, gjermanin Rosberg, i cili i ndikuar edhe nga kushtet jo të mira të pistës u rendit vetëm në vendin e 7. Gara e ardhshme do të jetë çmimi i Madh i Kanadasë, i cili do të mbahet më 12 qershor.
ma.me