• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hamasi sulm raketor në Gaza, vriten 3 ushtarë izraelitë. Mbyllet kalimi Kerem Shalom

by A R
06/05/2024 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre ushtare izraelitë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi raketor të Hamasit në Gaza.

Sulmi detyroi Izraelit të mbyllë kalimin Kerem Shalom, një nga rrugët e pakta për të marrë ndihma humanitare, duke përfshirë ushqime dhe furnizime mjekësore, në Gaza.

Ndërmjetësuesit në Egjipt kanë mbajtur dy ditë bisedime që synojnë të sigurojnë një marrëveshje për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Në një deklaratë, Hamasi tha se raundi i fundit kishte përfunduar të dielën dhe se delegacioni i tij tani do të udhëtojë nga Kajro në Katar për t’u konsultuar me udhëheqjen e grupit.

Shefi i CIA-s, Uilliam Bërns (William Burns), i cili gjithashtu ka qenë i përfshirë në përpjekjet e ndërmjetësimit, është larguar nga kryeqyteti egjiptian për bisedime në Doha.

Propozimi i armëpushimit besohet të përfshijë një pauzë 40-ditore në luftime ndërsa pengjet lirohen dhe lirimin e një numri të burgosurish palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.

Hamasi tha se e shikonte propozimin aktual në një “dritë pozitive”, por pika kryesore e pengimit duket të jetë nëse marrëveshja e armëpushimit do të ishte e përhershme apo e përkohshme.

Grupi po këmbëngul se çdo marrëveshje bën një angazhim specifik drejt përfundimit të luftës, por kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjah (Netanyah) e hodhi poshtë këtë të dielën.

“Shteti i Izraelit nuk mund ta pranojë këtë [kërkesat e Hamasit], ne nuk jemi të përgatitur të pranojmë një situatë në të cilën brigadat e Hamasit të dalin nga bunkerët e tyre, të marrin përsëri kontrollin e Gazës, të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ushtarake dhe t’i kthehen kërcënimit ndaj qytetarëve të Izraeli në vendbanimet që rrethojnë malet jugore, në të gjitha pjesët e vendit“, tha ai.

/a.r

Next Post
Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, detaje nga Shkodra

Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, detaje nga Shkodra

Comments 1

  1. Klemi says:
    2 years ago

    Përshëndetje. Hera e parë pas shumë kohësh që lexoj emrat e huaj të shqipëruar si duhet. Pra të shkruar në shqip (ashtu siç gramatika shqipe e kërkon).

    Për shembull:
    Uilliam Bërns (William Burns)
    Benjamin Netanjah (Netanyah)

    Emrat (edhe ata të huaj) në gjuhën shqipe edhe zgjedhohen. P.sh. Benjamin Netanjahu.

    Gjithsesi PËRGËZIME!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In