• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hamas është si UÇK-ja”. Rakipi përplaset me Olsi Jazexhi: Je ekstremist! UÇK nuk ka vrarë fëmijë

by A R
20/10/2023 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV është diskutuar për luftën Izrael-Hamas.

Gjatë emisionit ka patur një debat mes Ylli Rakipit dhe Olsi Jazexhi, i cili tha se Hamas është njëlloj si UÇK, çka shkaktoi reagimin e moderatorit.

Debati në studio: 

Olsi Jazexhiu: Unë mendoj se Hamasi, si Fatahu në Palestinë, UÇK-ja në Kosovë, janë organizata që luftojnë për çlirimin e vendit

Ylli Rakipi: A më gjen raste kur UÇK-ja ka vrarë fëmijë të panumërt?

Andi Bushati: Ti e ke thirrur atë për ta pyetur apo për të debatuar?

Ylli Rakipi: Për të debatuar, sepse unë e di qëndrimin e tij dhe nuk jam dakord. Ai ka një qëndrim ekstremist.

Andi Bushati: Pse?

Ylli Rakipi: Ja ta them unë.

Andi Bushati: E ke shpallur ti?

Ylli Rakipi: Jo, e kanë shpallur institucionet që janë këtu dhe unë do ta pyes për të gjitha. Më kanë thënë edhe mua që të mos e thërras në emision, por unë do ta thërras. Edhe Bin Ladeni po të jetë gjallë unë e thërras dhe e pyes. Ky mund të jetë superekstremist, por unë e thërras, sepse jam gazetar, është puna ime dhe në këtë plan unë e thërras që të më bindë mua për ato që thotë. Sepse ai thotë UÇK-ja…

Artur Zheji: Veshur me të bardha si përpara një martirizimi duket…

Ylli Rakipi: Si martir, thotë Zheji. Atëherë a mund të më shpjegosh, UÇK-ja ku i ka vrarë fëmijët?

Olsi Jazexhiu: Nuk e di nëse UÇK-ja ka vrarë fëmijë. Di që qeveria amerikane dhe izraelite nga viti 1991 kanë vrarë rreth 4.5 milionë njerëz në botën arabe. Në këto momente qeveria e Izraelit ka vrarë 1000 fëmijë palestinezë. Sipas logjikës tuaj ne duhet ta quajmë Izraelin një shtet terrorist.

/a.r

Next Post
Policia e gjeti të vdekur në kanal, si u vra 70-vjeçari nga fqinji i tij me sëpatë në Shkodër

Policia e gjeti të vdekur në kanal, si u vra 70-vjeçari nga fqinji i tij me sëpatë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

Nderohet Zhani Ziçishti, homazhe për artistin e skenës teatrale dhe kinematografisë

February 26, 2026
Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Safet Gjici kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

February 26, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec/ Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë: Zbatim i planit të masave dhe përballim normal i fluksit të shtuar

February 26, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

Berisha thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës: Rama sulmoi drejtësinë!

February 26, 2026
Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

Mira Konçi rikthehet në Shqipëri? Këngëtarja bën rrëfimin e rrallë: Babi 10 vite në koma, kujdesesha si për një foshnje në inkubator

February 26, 2026
Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

Taskforcë kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Tiranë, prefekti Shkëqim Hajdari: Angazhim të koordinuar dhe efikas

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In