• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Hamas “breshëri raketash” në Tel Aviv! Izraeli: S’ka armëpushim! Macron paralajmëron Netanyahun

by A R
03/12/2023 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria izraelite ka vijuar bombardimin e Rripit të Gazës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mbrojtur civilët. Gjatë natës, ushtria izraelite tha se goditi “më shumë se 400 objektiva”. Pas një armëpushimi të shkurtër që zgjati një javë, situata aty është saktësisht e njëjtë si 10 ditë më parë. Thirrjet për një armëpushim humanitar vijojnë të bien në vesh të shurdhër.

Të shtunën, krahu i armatosur i Hamas, Brigadat Al-Qassam, raportoi se kishin bombarduar Tel Avivin me një breshëri raketash. Ky ishte sulmi i parë me raketa në qytet që nga 20 nëntori dhe ishte në përgjigje të sulmeve të reja izraelite në Rripin e Gazës.

Zhvillimi më domethënës ishte vendimi i Izraelit për të tërhequr negociatorët e tij nga Katari, ku ata do të diskutonin një armëpushim në Rripin e Gazës me përfaqësuesit e Hamasit. Tërheqja e negociatorëve u bë nga Mossad me urdhër të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Pala izraelite fajëson Hamasin për ngërçin, të cilin e akuzon për dështimin e përmbushjes së pjesës së saj të marrëveshjes. Kjo përfshinte “lirimin e të gjithë fëmijëve dhe grave sipas një liste të dërguar dhe miratuar nga Hamasi “. Izraeli vuri në dukje gjithashtu se marrëveshja e armëpushimit parashikonte që Kryqi i Kuq të vizitonte të gjithë pengjet, por Hamasi refuzoi ta lejojë atë.

Nga ana tjetër, nga Katar presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi Izraelin se “shkatërrimi total i Hamasit” do të çojë në “dhjetë vjet” luftë .

Mirëpo, përballë kësaj deklarate, Izraeli nuk tërhiqet. Lufta e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës do të vazhdojë derisa ” të arrihen të gjitha qëllimet e tij “, domethënë shkatërrimi i lëvizjes islamike palestineze, tha Benjamin Netanyahu të shtunën mbrëma.

Dje, në Izrael, qindra njerëz protestuan në Tel Aviv, duke kërkuar lirimin e 137 personave që vazhdojnë të mbahen në Rripin e Gazës. Shumë prej tyre kishin postera me fotografitë e pengjeve. Katër ish-pengje iu drejtuan turmës përmes lidhjes video për të folur për atë që ata përjetuan — frikën, urinë, mungesën e gjumit — gjatë robërisë së tyre.

“Vajzat tona panë gjëra që fëmijët e asaj moshe, apo çdo moshe, nuk duhet t’i shohin,” tha Danielle Aloni, 45 vjeç, e cila u lirua më 24 nëntor me vajzën e saj pesëvjeçare.

/a.r

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Probabilitetet: Vendi i dytë 7%, i treti 26%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In