• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Halli i Lulit dhe i Monës për të shtuar shtëpitë në bregdet apo Tiranë”/ Veliaj i bindur për një fitore të thellë dhe një mandat të 3-të

by Java News
24/10/2020 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i bindur se Partia Socialiste do ta fitojë edhe një tjetër mandat qeverisës, pasi është e vetmja forcë që u shërben njerëzve me përulësi.
Duke folur nga zona e Freskut, kryebashkiaku, njëherësh edhe drejtues politik i PS për Tiranën, theksoi se ndryshe nga PD-ja, që e ka hallin te listat e kandidatëve për deputetë, socialistët flasin për listat e punëve.

“Njerëzit nuk kanë nevojë për gangsterë dhe arrogantë, për njerëz që flasin si të fortë, që i kap euforia e pushtetit. Arsyeja pse PS-ja vazhdon të fitojë është sepse iu shërbejmë njerëzve me përulësi. Themi sa shtëpi të njerëzve hallexhinj që i humbën gjatë tërmetit do bëjmë sot? Kurse ata mendoja sa shtëpi dhe vila do shtojnë në bregdet apo tek kodrat e Tiranës. Kush prej demokratëve dhe atyre të LSI-së thonë Luli dhe Monika, o zot na jep fuqi që të ndihmojmë njerëzit sot? Njerëzve duhet t’ua shpjegojmë këtë. Edhe ata flasin për lista, edhe ne flasim për lista. Por ne flasim për listat e sa familjeve do ndihmojmë me shtëpitë e reja, me pagesat e dëmshpërblimeve të tërmetit”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se opozita nuk ka asnjë alternativë për shqiptarët, pasi ata e kanë provuar kur e kishin pushtetin dhe nuk bënë asnjë punë. “Nëse do vinte ndonjë ofertë më e mirë se ne, nëse do vinin njerëz që nuk i njohim, që në CV-në e tyre nuk mbaron lista e punëve që kanë bërë, atëherë hallall e paçin, se nuk mund të jemi gjithmonë në qeveri. Por, kur ti shikon se kush po theret për listat e tyre, njerëz që ti i ke provuar në Ministri të Rendit dhe vranë 4 veta me plumba në mish, njerëz që i ke provuar si kryeministër dhe hodhën në erë një fshat të tërë dhe lanë gjithë ato familje të gjymtuara, njerëz që i ke provuar në ministri të Jashtme dhe falën detin, është tradhti! Njerëz që i ke provuar në Bashki, iu ngeci sahati dhe dy vjet nuk u dukën në Bashki; pra njerëz që kanë alergji nga njerëzit, ndërkohë që ne jemi komplet tjetër. Ne shohim tek çdo njeri potencial për të komunikuar, për të ecur përpara”, tha kryebashkiaku.

Veliaj nënvizoi se mandati i tretë për PS-në është një kërkesë për të vazhduar punët e mira të nisura dhe për t’u shërbyer njerëzve.

g.kosovari

Next Post
“Më nguli dhëmbët në dorë dhe më kapi nga flokët”/ Plas sherri mes 2 motrave, përfundojnë në polici për bluzën

“Më nguli dhëmbët në dorë dhe më kapi nga flokët”/ Plas sherri mes 2 motrave, përfundojnë në polici për bluzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

La të dashurën të vdiste në majën më të lartë në Austri, del para gjykatës alpinisti

February 18, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In