• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Halimi: Reforma në drejtësi, të ndalet kapja politike e sistemit

by
21/08/2015 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së kreut të Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, i cili tha se të gjithë janë përgjegjës për sistemin e drejtësisë në vendin tonë, ka reaguar deputeti demokrat Eduard Halimi. Në një deklaratë për mediat, Halimi thekson se reforma në drejtësi është jetike për vendin tonë, por sipas tij ajo duhet të jetë tërësore dhe të udhëhiqet nga standardet dhe ekspertiza ndërkombëtare. Sipas Halimit, qytetarët presin sinqeritet dhe jo hipokrizi, ndaj sipas tij “kapja politike e sistemit të drejtësisë të ndalet”.

Deklarata e plotë

“Presidenti tha te vërteten për ekspertet vendas. Sinqeriteti dhe jo hipokrizia ndihmojnë reformën ne drejtësi. Reforma ne drejtësi është jetike për vendin dhe te ardhmen europiane. Vetëm një proces transparent, gjithëpërfshirës, bazuar ne ekspertizën ndërkombëtare dhe I sinqerte mund te prodhoje një reforme cilësore. Një reforme me një strategji tërësore, jo te fragmentuar, te plote dhe vizionare, jo për 3 muaj por afatgjate siç kërkohet nga BE. Vetëm kështu mund te arrihet qëllimi për te larguar gjyqtaret e prokuroret e paafte, te korruptuar, te përulur para pushtetit e te kapur politikisht. Vetëm kështu mund garantojmë një sistem drejtësie te fuqishëm dhe plotësisht te pavarur ne interes te qytetareve. Qe te mbroje qytetaret qe nuk kane te paguajnë dhe mos liroje baronët e drogës qe lëvizin me makinat e deputeteve miq te kryeministrit, te mbroje fjalën e lire dhe te dënojë agresoret edhe kur janë deputete miq te kryeministrit. Dhe për ta bere këtë ne procesin e reformës para se gjithash e mbi te gjitha qytetaret dhe aktoret e drejtësisë presin sinqeritet dhe jo hipokrizi. Sinqeriteti e ndihmon procesin dhe askush nuk duhet te ndihet i intimiduar tij. Ne duhet te jemi te vërtetë me shqiptaret dhe me partneret ndërkombëtare. Presidenti i Republikës tha te vërteten për ekspertet vendas, pasi te gjithë e dine se ata kane qene funksionare politike te kohës se komunizmit dhe qeverive socialiste, militante ekstremiste te historisë se Partisë se Punës dhe komunizmit, ish gjyqtare te komunizmit me dënime te tmerrshme ndaj qytetareve apo gjyqtare te kapur e militante sa here PS vjen ne pushtet. Ti thuash qytetareve dhe partnereve ndërkombëtare se këta janë specialiste te pavarur nuk e ndihmon procesin. Ndihmon partine, por jo reformën, shpërblen shokët e miqtë e partisë dhe kryetarit por jo drejtësinë. Te sulmosh Presidentin kur ai thotë te vërteten ndihmon kryetarin e partisë ne luftën ndaj Presidentit por jo procesin e reformës ne drejtësi. Është me e drejte te mos jemi hipokrite e te themi te vërtetat. Ata janë eksperte te propozuar nga PS qe te shprehin mendimin e PS. Te gjithë e dine këtë. Ashtu siç e dine dhe janë shpresëplotë se vetëm ekspertiza ndërkombëtare, ndihma e jashtëzakonshme e ambasadorit USA, BE, OSCE vigjilenca e tyre do te garantoje procesin dhe qëllimin e pritshëm te saj. Ndaj jemi ne këtë proces te reformës, me te vendosur se kurrë, jo për ti bere makijazh drejtësisë se kapur nga mazhoranca, as për te qene fasade e një strategjie kapje te mëtejshme te sistemit nga mazhoranca, por me qëllimin qe bashke me garancinë dhe qëndrimin syçelët te ndërkombëtareve, reforma te behet tërësore dhe te udhëhiqet nga standardet dhe ekspertiza ndërkombëtare dhe kapja politike e sistemit te drejtësisë te ndalet. Për këtë PD është me e vendosur se kurrë bashke me garancinë e partnereve ndërkombëtare.”

Next Post

Ju prezantojmë femrën më të nxehtë në plazhe (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In