• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Halili: Akuzat e Blushit? Ai është mjeshtër i fantazisë, por s’e ka me mua

by
03/06/2015 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Kukësit dhe njëherësh edhe kandidati i mazhorancës për këtë Bashki Hasan Halili i është përgjigjur në distancë akuzave të bëra nga deputeti Ben Blushi.

Ky i fundit e vuri në qendër të vëmendjes madje duke etiketuar fenomenin e kalimit nga një parti në tjetrën si “hasanizim”. Në një intervistë për gazetën Mapo, Halili shprehet në reagimin e tij se Blushi as që ia ka idenë se çka bërë ai për Kukësin.

Sipas kryebashkiakut, Blushi është një mjeshtër i fantazisë ndërsa ai një kokëulur. Dhe për Halilin, deputeti i PS nuk e ka me të personalisht por me një nga zyrat e Bulevardit të Tiranës.

“Shpesh ju që flisni nga Tirana si gazetarë apo si politikanë, nuk po i përfshij të gjithë në këtë mendim, ju duket se Shqipëria fillon maksimumi tek korpusi i Universitetit e mbaron tek ish-stacioni i trenit. Shpesh ju keni lehtësinë e atij që flet për gjithçka e çdo gjë pikërisht sepse nuk dinë asgjë me themel. Ky natyrisht nuk është rasti i deputetit Ben Blushi të cilin unë e çmoj. E di që ai as më njeh dhe as e ka idenë se çfarë kemi bërë këtu në Kukës bashkë me një staf të ngushtë profesionistësh dhe një rreth të gjerë dashamirësish për të përmirësuar jetën në qytet. E përdori emrin tim sepse i duhej për betejën e tij që nuk e ka me mua, por e ka me një nga zyrat në Bulevardin e Tiranës. Dhe gaboi. Gaboi edhe në kohë, edhe në hapësirë. Gaboi në kohë sepse unë jam larguar nga pushteti për të shkuar në opozitë. U largova nga PD dhe militova në LSI kur kjo parti ishte në opozitë. Po të kisha parë llogarinë time të vogël, do të kisha qëndruar aty ku isha. Është ndryshe nëse çon votat nga opozita në pushtet dhe ndryshe e anasjellta. Veprimi i  dytë ka moral, është një veprim që bëhet për moral dhe i bindet moralit.Blushi gabon dhe në hapësirë sepse duke mos e njohur Kukësin, e paragjykon atë duke i besuar fantazisë së tij. Dhe këtu dalim tek diferenca mes nesh: ai është mjeshtër i fantazisë dhe fjalës, unë jam punëtor kokulur i fjalës së mbajtur dhe punës së ndershme.” u shpreh Halili

Next Post

Tepelenë, asgjësohen 3883 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In