• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hakmarrje”/ Basha: Berisha s’e ka luftën me mua e demokratët, por me SHBA. S’mund të kthejë PD në bunker për interesat e veta

by Java News
12/11/2021 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se Sali Berisha po hakmerret ndaj tij pas vendimit për pezullimin e tij nga grupi parlamentare, ndërsa shtoi se ish-kryeministri po përdor këtë parti për t’u mbrojtur nga SHBA-të.

Në një intervistë për drejtorin e Informacionit, Robert Rakipllari në ‘News24’ lideri demokrat tha se askush nuk mund të fshihet pas PD-së dhe të dëmtojë këtë parti për interesa personale.

Pyetje: Ju para dy muajsh vendosët që ta pezullonit z.Berisha nga grupi parlamentar i PD pas kërkesës nga SHBA dhe vendimit të sekretarit Blinken për ta shpallur atë non grata. Me këtë fushatë dy mujore të z.Berisha kundër jush dhe paralajmërimeve të tij për të mbledhur Kuvendin e për të kandiduar për kreun e PD, a mendoni se është i mjaftueshëm akti juaj i pezullimit?

Basha: E kam shpjeguar qartë kontekstin e pezullimet të Berishës nga grupi parlamentar. Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë.

Ai se ka luftën me mua as për demokracinë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirueshëm politikisht. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionojë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secildo qoftë ai

. Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta. Ky është qëndrimi statutor i PD. Kjo ka qenë edhe kur Berisha ishte kryetar i PD. Nuk është detyrimi im si kryetar i zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’. Ky është detyrim i çdo demokrati që mos të lejojë që PD të përdoret si mburojë për të cilit të fshihet kush është shpallur non-grata.

Ai po përdor PD, ose një pjesë të saj si mburojë ndaj SHBA-ve. Unë dua t’jua them fare qartë se do të merret çdo vendim që është i nevojshëm që PD mos të kthehet në një bunker të interesave personale as të Berishës, as dikujt tjetër. Por do të vazhdojë të jetë alternativa e vetme e shqiptarëve ndaj këtij regjimi dhe pro SHBA-ve./m.j

Next Post
“Dueli” Berisha-Basha, fitorja me procedurë, ndarja e PD dhe “pema” e Nastradinit

“Për ta njohur mirë Berishën duhet ta kesh kundërshtar”/ Basha i shpall zyrtarisht luftë liderit historik: Koha e tij ka mbaruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In