• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hakmarrja për drejtësi” u shpall e pafajshme, Prokuroria kërkon që dosja të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë

by Java News
06/06/2017 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëzohet në Gjykatën e Lartë rekursi i prokurorisë kundër vendimit të gjykatës, e cila dha pafajësi për personat e dyshuar si anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Në datën 25 maj 2017, Gjykata e Lartë ka shpallur regjistrimin e çështjes me rekurs të prokurorisë, e cila është shprehur kundër vendimit që dha pafajësinë për të pandehurit e kësaj çështjeje.

Çështja penale me të pandehur Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Paso Novruzaj, Gëzim Gjoni e Dritan Hate, pritet të shqyrtohet tashmë në Gjykatën e Lartë pas regjistrimit aty. Prokuroria ka kërkuar që çështja të kthehet në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe të zhvillohet shqyrtimi i provave, apo marrja e tyre rishtazi në lidhje me një sërë akuzash të rënda.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit duhet të gjykohen për akuzat: “akte terroriste”; “vrasje në rrethana të tjera cilë- suese”; “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë; “vjedhje me pasojë vdekjen” në dy raste; “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste, “rrëmbim dhe mbajtje peng e personit në rrethana lehtë- suese” në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale etj. Prokuroria kërkon në Gjykatën e Lartë që çështja të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë, ku të rimerren provat për të cilat ka vërejtje.

VENDIMI I APELIT

Në shkurt 2016 Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda i rrëzoi të gjitha këto akuza, duke dhënë me vendim të formës së prerë pafajësi dhe lirim nga çdo akuzë për të gjithë të pandehurit. Sipas Gjykatës, provat kryesore të paraqitura në proces ose ishin absolutisht të papërdorshme, ose ishin marrë në formën e gabuar ligjore e procedurale, çka i bënte ato të pavlefshme.

Prokuroria ishte kundër vendimmarrjes në Gjykatën e Apelit dhe kërkoi në atë seancë që dosja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë për një rishqyrtim të plotë gjyqësor. “Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda të datës 1.07.2008”, u lexua vendimi i shkurtuar, i cili deklaroi të pafajshëm të gjithë të pandehurit e dosjes.

Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë të caktuara në mungesë ndaj të pandehurve, si dhe lirimin e dy të pandehurve që ndodhen në qeli, Gentian Çaka dhe Dritan Hate. Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda u dha më 13 shkurt 2017 dhe menjëherë KLD-ja deklaroi nisjen e një hetimi për këtë rast.

ma.me

Next Post
Demokratët e Hasit ndjekin mitingun e Ramës, batuta nga sheshi drejt zyrës së PD

Demokratët e Hasit ndjekin mitingun e Ramës, batuta nga sheshi drejt zyrës së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In