• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Hakmarrja për Drejtësi”, përfundimisht e pafajshme! Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit

by A R
22/02/2023 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e akuzave për një organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ duket se është vulosur përfundimisht nga një vendim i djeshëm i Gjykatës së Lartë. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm. Vendimi u shqyrtua këtë të martë, ku trupi gjykues vendosi mospranim të rekursit të bërë nga prokuroria e krimeve të renda , e cila kishte kërkuar rikthim të çështjes për gjykim në shkallë të parë. Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall me 13 shkurt të vitit 2017, kur të pandehurit u liruan nga akuzat të gjithë anëtarët e kësaj bande të dënuar nga të gjitha shkallët e tjera të gjykimit.

Gjykata ka dhënë pafajësi për Orik Shytin, Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin e Pasho Novruzajn, Gëzim Gjonin, Roland Shytin dhe Kreshnik Spahiun.

Procesi ndaj bandës “Hakmarrja për Drejtësi” ka zgjatur afro tre dekada dhe për shkak të kërkesave të shumta për gjykime e rigjykime një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces. Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por Prokuroria e aso kohe pretendoi se ishte krijuar në 1992 në qytetin e Durrësit. Gjykimi ndaj organizatës filloi që në vitin 1998, por u rikthye për gjykim me kërkesë të të akuzuarit kryesor Orik Shyti.Vëllezërit Shyti janë djemtë e Aredin Shytit, një prej figurave të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në 1991. Të dënuarit e “Hakmarrjes për Drejtësi” i kanë hedhur poshtë pretendimet dhe tërë akuzat, përfshi vrasje, vjedhje bankash deri edhe rrëmbime. Krimet më të rënda për të cilat akuzohen pjesëtarët e kësaj bande janë vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vrasja e 4 civilëve nga vendosja e bombës në ish-supermarketin e kompanisë “VEFA” si edhe ekzekutimi në qendër të Tiranës të shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Vendimi i Apelit

Në shkurt 2016 Gjykata e Apelit për Krimet të Rënda i rrëzoi të gjitha këto akuza, duke dhënë me vendim të formës së prerë pafajësi dhe lirim nga çdo akuzë për të gjithë të pandehurit. Sipas Gjykatës, provat kryesore të paraqitura në proces ose ishin absolutisht të papërdorshme, ose ishin marrë në formën e gabuar ligjore e procedurale, çka i bënte ato të pavlefshme. Prokuroria ishte kundër vendimmarrjes në Gjykatën e Apelit dhe kërkoi në atë seancë që dosja të rikthehej në Gjykatën e Shkallës së Parë për një rishqyrtim të plotë gjyqësor. “Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda të datës 1.07.2008”, u lexua vendimi i shkurtuar, i cili deklaroi të pafajshëm të gjithë të pandehurit e dosjes. Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë të caktuara në mungesë ndaj të pandehurve, si dhe lirimin e dy të pandehurve që ndodhen në qeli, Gentian Çaka dhe Dritan Hate.Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda u dha më 13 shkurt 2017 dhe menjëherë KLD-ja deklaroi nisjen e një hetimi për këtë rast.

AKUZAT
-Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Tiranë, më datë 29.01.1993, në shumën rreth 30 (tridhjetë) milion lek në valutë të ndryshme.
-Për vjedhjen me pasojë vdekjen në dëm të shtetasit Sami Jata, më datë 15.12.1993, të ndodhur në Tiranë.
-Për vjedhjen me dhunë më datë 12.08.1994 të pikës së karburantit “Shkumbini petrol”.
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 12.10.1994, të një shumë prej 53.000 (pesëdhjetë e tre mijë) USD në dëm të firmës së shitjes së karburanteve “Iap”, tiranë
-Për vjedhjen me armë, më datë 07.12.1994, të një shume prej 3500 (tremijë e pesëqind) usd, në dëm të firmës private të shitjes së karburanteve “IAP”, Tiranë, si dhe për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Eduart Trimi.
-Për vjedhjen e firmës Gjallica, Vlorë me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi, më datë 13.12.1994, në shumën prej 2.4 (dy pikë katër) milion lekë.
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 14.01.1995 të një shumë prej 576.377 (pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë, në dëm të argjendarisë “Agron”.
-Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Vlorë, më datë 20.01.1995, në shumën rreth 2.539.500 (dy milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e pesëqind) lekë
-Për vjedhjen me armë, të shumës prej 155.061 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e gjashtëdhjetë e një) lekë më datë 21.02.1995, në degën INSIG tiranë
-Për vjedhjen me dhunë, më datë 03.03.1995, në dëm të ndërmarrjes së lëndës djegëse tiranë, të një shumë prej rreth 430.000 (katërqind e tridhjetë mijë) lekë
-Për vjedhjen me pasojë vdekjen e shtetasit Pirro Konini, më datë 12.04.1995, në shumën, rreth 18 (tetëmbëdhjetë) milion lekë.
-Për vjedhjen me dhunë, të shumës prej 941.000 (nëntëqind e dyzet e një mijë) lekë më datë 15.06.1995, në dëm të firmës “Albfoam” në tiranë.
-Për rrëmbimin e mbajtjen peng në rrethana lehtësuese në dëm të fëmijës Erion Nushi, të ndodhur në Riranë, më datë 31.10.1995, për të fituar shumën 200.000 (dyqind mijë) USD
-Për vjedhjen me armë të ish filialit të firmës VEFA, Vlorë më datë 12.01.1996, në shumën 145.000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) usd.
-Për shpërthimin e një sasie tritoli pranë ish Supermaketit Vefa, në Tiranë, datë 26.02.1996.
-Për vjedhjen me armë të degës së bankës kombëtare Vlorë, në shumën rreth 2.170.000 (dy milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, datë 18.04.1996.
-Për vrasje për shkak të detyrës së shtetasit Bujar Xhevdet Kaloshi, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve më datë 26.07.1996.

/a.r

Next Post
E arrestojnë për dhunë ndaj gruas e vajzës së mitur, i gjejnë edhe dy granata në shtëpi

E arrestojnë për dhunë ndaj gruas e vajzës së mitur, i gjejnë edhe dy granata në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In