Ankaraja ka njoftuar se ka kryer 500 sulme ndaj grupit terrorist ISIS duke vrarë 200 xhihadistë.
Ofensiva ushtarake turke erdhi pasi një kamikaz vrau disa turistë gjermanë në një zonë turistike në qendër të Stambollit.
Në mesin e xhihadistëve të vrarë thuhet se janë qindra lider të Shtetit Islamik.
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se vendi është i përkushtuar në mposhtjen e Shtetit Islamik dhe largimin e tij nga zonat kufitare të Turqisë.
Vendi vazhdimisht është kritikuar për reagim të ngadaltë ndaj rritjes së ISIS-it edhe pse kufijtë e tij kanë qenë pikë kalimi për ata që nisen për t’iu bashkuar grupit militant në Siri.