• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrja e Berishës ndaj deputetëve të PD, për pajisjen përgjuese të Llallës

by Java News
16/04/2018 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i një pajisje që mundëson përgjimin e rrjeteve sociale si dhe Whats app dhe Viber në Prokurorinë e Përgjithshme, pas ikjes së Adriatik Llallës, zbulon rrënjët e një konflikti të vjetër në Partinë Demokratike, mes Sali Berishës dhe ish- anëtarve demokratë të Komisionit të ligjeve, të cilët nuk pranuan ndryshimin e ligjit për përgjimet dhe detyruan ish- kryeminstrin Sali Berisha ta bënte këtë me VKM.

Bëhet fjalë për t’i hapur rrugën një procedure ligjore e cila urdhëronte realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Relator i këtij project-ndryshimi në ligj ishte deputeti Viktor Gumi dhe argumentat e tij kundër në atë kohë bënin fjalë për shkelje të konventave per te drejtat e njeriut…

Në një mbledhje qeverie në atë kohë, Sali Berisha tha se “Komisioni i Ligjeve e ka demtuar rendë ligjin, por ne do ta rregullojmë me VKM”.

Qeveria kërkonte që të shtonte një pikë ku të parashikohej se “Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave të caktuara në nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale, të urdhëronte realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”.

Ndërhyrja nëpër rrethe dhe ndikimi i ekzekutivit do të ishte më i lehtë nëpër rrethe.

Por, deputetët e Ligjeve do ta rrëzonin këtë propozim.

Nëse do të ishte pranuar, përgjimi rrezikohej që të kthehej në një normë.

I gjithë debati që bëhej në Komisionin e ligjeve konsideronte që pajisja e përgjimit ishte në Prokurori të Përgjithshme.

Dhe procedura e vënies në përgjim kalonte nga prokurori i Përgjithshëm.

Në fakt, kundërshtimi i Komisionit duket se lidhej dhe me moskuptimin që ata kishin përse duhej të shpërndahej kompetenca e vënies në përgjim në të gjitha prokuroritë e rretheve.

Propozuesi i nismës, ish- ministri Genc Pollo, nuk e mbrojti kurrë qartë këtë gjë, pasi duket që Berisha thjesht i kishte urdhëruar pa u shpjeguar problemin.

Tani që u zbulua pajisja portative në zyrën e Adriatik Llallës, është e qartë.

Pajisja ishte portative, ndaj dhe kompetenca për vënien në përgjim kërkohej e shpërndarë në terren. Kështu edhe prokurori i Përgjithshëm i shpëtonte përgjegjësisë, pasi e shpërndante atë praktikisht tek të gjithë drejtuesit e prokurorive.

Megjithë insistimin, as Pollo, as përfaqesuesit e Prokurorisë, në atë kohë nuk e shpjeguan as në mënyrë konfidenciale problemin që kishin.

Kjo është një shenjë se ky ka një veprim i ngushtë i Berishës dhe Llallës, dhe të tjerët ishin thirrur thjesht në shërbim.

Nuk është e qartë nëse Llalla e ka përdorur këtë pajisje vetëm në qendër apo dhe në rrethe, por duket se fiksimi i Berishës pas kësaj aparature përgjimi shkatërroi një Komision të tërë parlamentar, atë të ligjeve, të cilët nuk u rikandiduan në vitin 2013.

Ja debati në Komisionin e ligjeve:

Procesverbali i mbledhjes për nenin e debatueshëm për përgjimet

Ilir Rusmali – Neni 8. Po, zonja Felaj.

Ermonela Felaj – Pas pikës 2 të nenit 23 të ligjit aktual propozohet të shtohet një pikë e tretë, me këtë përmbajtje: “Prokurori i Përgjithshëm për çështje të veçanta, për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave të caktuara në nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale, urdhëron realizimin teknik të procesit të përgjimit nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda”. Unë mendoj se kjo përmbajtje bie në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 23, i cili bën fjalë për përgjimet që autorizon vetë gjykata dhe të cilat prokurori është i detyruar t’i zbatojë, prandaj mendoj se kjo pikë nuk duhet t’i bashkëngjitet nenit 23 dhe ky i fundit të ngelet siç është. Konkretisht në pikën 2 të nenit 23 të ligjit thuhet: “Proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevojat e hetimeve paraprake, sipas procedurave që përcakton neni 221-226, kryhen në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm”, ndërkohë që pika 3 propozon një gjë të kundërt.

Në qoftë se pika 2 flet për centralizimin, pra që përgjimet të kryhen vetëm tek ajo zyrë, pika 3 flet për decentralizimin, që të mos kryhen nga ajo zyrë, por nga rrethet. Meqenëse këto vijnë në kundërshtim, unë mendoj se pika 3 s’duhet të përfshihet. Por ka edhe arsye të tjera: vendimet për përgjime që jep gjykata rregullohen nga Kodi i Procedurës Penale, ndërsa ligji nuk bën fjalë për përgjimet, të cilave u referohet Kodi i Procedurës Penale, rezultati i të cilave shërben si provë në gjykatë, por bën fjalë për një lloj përgjimi tjetër, që nuk lidhje fare me këtë kod. Bën fjalë për përgjimin që kërkojnë të realizojnë për detyrat që ngarkon ligji shërbimet informative, prandaj kjo pikë, edhe sipas këtij arsyetimi, nuk ka vend fare të hyjë këtu, sepse një përgjim që autorizon gjykata do të ndjekë detyrimisht rrugën që përcakton Kodi i Procedurës Penale dhe jo ky ligj.

Ilir Rusmali – Dakord. Po, zoti Hoxha.

Fatos Hoxha – Jam dakord me argumentet që dha zonja Felaj. Në fakt është këmbëngulur nga prokuroria dhe mua më është dukur absurde kërkesa e tyre. Me ligjin aktual, po ta marrim në bazë të parimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ky Kuvend e ka ngritur nivelin te prokurori i Përgjithshëm, i cili varet direkt nga Kuvendi. Ata kërkojnë sot që këtë gjë, që ne e kemi cilësuar te një njeri me përgjegjësinë më të madhe ta ulin e ta çojnë në nivele më të ulëta. Pra, unë po shtoj argumente të tjera që ky nen duhet të bjerë, zoti kryetar. Le ta lëmë ashtu siç është në ligjin aktual. Nëse prokuroria jep argumente të tjera për këtë gjë, i bie ose të ndryshojmë nenet e caktuara për këtë gjë në Kodin e Procedurës Penale… ka edhe një ligj me të cilin funksionon sot prokuroria dhe që nëpërmjet të cilit i delegon Prokuroria e Përgjithshme këto detyra. Prandaj i bashkëngjitem mendimit të zonjës Felaj.

Faleminderit për mendimin, zonja Felaj!

Ilir Rusmali – Dakord. Ka amendament tjetër? Nuk ka. Kush është dakord me amendamentin e zonjës Felaj, që mbështetet edhe nga kolegu Hoxha? Miratohet. Pra, ne jemi kundër nenit 8. Neni 9. Ka amendamente? Nuk ka. /TemA

Next Post
Tom Doshi të njëjtin fat si Llalla, shpallet ‘non grata’ në SHBA

Tom Doshi të njëjtin fat si Llalla, shpallet 'non grata' në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

Zgjidh Kosovën!

January 2, 2026
Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

Tragjedia e Crans-Montana: Tavani i ulët dhe shkallët e ngushta e kthyen lokalin në një kurth vdekjeprurës

January 2, 2026
Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

Aksident në hyrje të Sarandës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, një e plagosur

January 2, 2026
Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

Theu arrestin shtëpiak, shqiptari i akuzuar për trafik droge kapet rrugëve të Italisë. Rikthehet në qeli

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidente me pasoja në rrugët e vendit/ Eksperti: Kryesore mbetet edukata rrugore. Të ndryshohet Kodi Rrugor dhe Penal

January 2, 2026
Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

Rajmonda Bulku rrëfen bisedën me Kadarenë pas letrave kundër saj për filmin “Duaje emrin tënd”

January 2, 2026
Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

Ndryshon kalendari i Ligës së Kombeve: Kombëtarja shqiptare do të luajë 4 ndeshje radhazi

January 2, 2026
Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

Mbyti gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, ja kush janë çifti i bashkëshortëve nga Orikumi

January 2, 2026
Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

Gjykata lë në burg 62-vjeçarin që dyshohet se abuzoi me 12-vjeçaren në Pogradec

January 2, 2026
Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

Rusia dorëzon ‘prova’ për dronët ndaj Putinit, Kievi: Moska do kryejë ‘sulm mashtrues’ në 7 janar

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com