• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Haklaj betohet para Bashës: Protesta e Berishës do të dështojë me turp! Selinë e PD nuk e merr dot me grusht shteti

by Java News
05/01/2022 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Degën Tropojë, Azgan Haklaj, ka reaguar lidhur me situatën e brendshme të partisë.

Haklaj thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të dështojnë me turp pasi dhe shton se lëvizjet e Berishës janë antistatutore duke kryer kështu mirëfilltazi sipas tij grusht shteti.

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka reaguar lidhur me përplasjet e forta ne PD, teksa ka eshte shprehur dhe njehere pro Lulzim Bashes!

Statusi i Azgan Haklajt:

PDSH është e përgatitur për të shkërmoqur çdo skenar dhune “Përmbaruesit” e Berishës si vikingët e Ëilliam pushtuesit “Na shpëto nga furia e vikingëve o Zot”!( postulat anglez). Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Selia e PD-së është shtëpia jonë e përbashkët.

Eshtë e paprecedentë të sulmosh tempullin e lirisë dhe demokracisë dhe besimit në Zot.

E kanë të pamundur dhe do të deshtojnë me turp ata që me ultimatume po përpiqen të rrembejnë Partia Demokratike në mënyrë antistatutore duke kryer kështu mirëfilltasi grusht shteti.

Institucionet legjitime të Partisë Demokratike të Shqipërisë kryesia, keshilli kombëtar, kolegji i kryetarëve të rretheve, kuvendi kombëtar me 5004 delegatë legjitimë përfaqësues të demokratëve shqiptarë janë shprehur në menyrë plebishitare me votën e tyre me vullnetin e lirë dhe kanë mbështetur kryetarin e PDSH-së të zgjedhur me referendum blu.

Ata i dhanë fund absolutizmit berishist dhe mercenarizmit politik.

Shembën kultin e individit, institucionin e hipokrizisë e dualitetin politik.

Asnjë revolucion “paqësor” nuk mund ti imponohet vullnetit të demokratëve.

Regjenca e dalë nga kryefoltorja, mitingu i 11-të dhjetorit kërkon me çdo çmim përplasje, dhunë, gjak dhe mort.

Deklaratat e herëpashershme të komisionit regjent.

Thirrjet publike të tyre për akte dhune kërkojnë që arkën e formularëve false të Palokës ta kthejnë në arkëmort në oborrin e PD-së.

Demokratë të Shqipërisë!

Ju bëj thirrje tepër vllaznisht e shumë shqiptarisht të gjithë demokratëve të Shqipërisë.

Mos u mashtroni nga propaganda e shfrenuar por tu përdorur mish për top nga arkitektët e “revolucionit” konservator.

Revolucioni nuk ka asnjë lidhje me konservatorizmin.

Revolucionet kanë lidhje me bolshevizmin e fashizmin( tufat e shkopinjëve lidhur nën një spatë).

Filozofia e tyre është dhuna, terrori, vrasjet.

Çdo skenar dhune për pushtimin e PD-së do të deshtojë me turp.

Partia Demokratike e Shqipërisë është përgatitur për të shkërmoqur çdo lloj skenari të një pakice të vogël të mbështetur nga Trekëndëshi i Bermudës.

PDSH do të shëmbë regjimin e vjetër autokratik dhe muret e korrupsionit.

Epoka e re demokratike po lind.

Vellezër dhe motra demokratë!

Të gjithë diktatorët e neodiktatorët një fytyrë kanë.

Jetojmë në dekadën e tretë të mileniumit të tretë dhe jemi shtet anëtar i Natos e nuk mund të përligjet sot regjimi i terrorit si ai jakobin në kohën e Maksimilian Robespierit në Revolucionin Francez të vitit 1789.

Berisha nuk mund të pushtojë me dhunë e terror PD-në, të djegë e shkatërrojë dhe të përndjekë demokratët që mendojnë ndryshe si perandori romak Neroni që dogji Romën dhe përndiqte të krishterët në shekullin e parë të erës sonë.

Domokratët janë paqësorë e nuk mund të bëhen të dhunshëm e të kujtohen si vandalët që shëmbën Romën në shekullin e pestë të erës tonë.

Demokratët nuk janë shkatërrimtarë e plaçkitës e të kujtohen si vikingët që u shfaqën në vitin 793 të erës sonë të udhëhequr për më shumë se dy shekuj barbarët Eriku i Kuq e Knuti i madh etj, që në vitin 1066 të udhëhequr nga Ëilliam pushtuesi pushtuan Anglinë në mënyrë mizore, e për të cilët ka mbetur si postulat lutja angleze e kohës:

“Na shpëto nga furia e vikingëve o Zot”.

Selia e PD-së nuk mund të digjet si Reichstagu në Gjermani me dt 27 shkurt të vitit 1933 nga Hitleri sepse jemi shtet i Natos.

Demokratët krenohen me historinë e tyre sepse shëmbën diktaturën më të egër në Europë të Pol Potit shqiptar Enver Hoxha e nuk mund të sulmojnë shtëpinë e tyre të përbashkët, tempullin e lirisë, demokracisë dhe të besimit në Zot.

E përsëris edhe njëherë!

Vellezër dhe motra demokratë, mos bini pre e egos së shfrenuar për pushtet me dhunë e Sali Berishës sepse Selinë e PD- nuk e merr dot me grusht shteti.

Berisha do të krijojë një parti të re për familjen, një organizatë antiamerikane dhe antiperëndimore.

Atëherë ju do të zhgënjeheni sepse do të ndiheni të mashtruar e tradhëtuar, por do të jetë vonë.

Kujtojmë se deputeti Flamur Noka, i shoqëruar nga deputetë të tjerë të parlamentit shqiptar shkuan sot në selinë e PD, ku ishte pikërisht data që ata kishin vendosur si afat që kryetari aktual i PD, Lulzim Basha të lironte zyrën. Ata janë përbalur me dyer të mbyllura e kanë deklaruar më pas për mediat, se do të rikthehen në seli më 8 janar, datë në të cilën është parlajmëruar një prprotestë nga ish-kryeministri Sali Berisha./m.j

Next Post
“E ka shkruajtur tekstin duke bërë seks”, aktori reagon ashpër ndaj Ronela Hajatit

"E ka shkruajtur tekstin duke bërë seks", aktori reagon ashpër ndaj Ronela Hajatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In