Ka përfunduar dëshmia e Haki Çakos në SPAK.
Në një prononcim për median në përfundim ai është shprehur: Isha për një çështje që nuk lidhet me mua apo me punën time “
Burimet për gazetaren e Report Tv Keti Banushi bëjnë me dije se Haki Çako dyshohet të jetë thirrur në kuadër të një dosje hetimore që ka të bëjë me Rindërtimin për të cilin janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë.
Çako është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar për gati 1 orë.
Në një prononcim për median pasi doli nga ambientet e SPAK Çako u shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit që kishte dijeni për hetimet por u rezervua të jepte më shumë.
“Isha në cilësinë e detyrës që kam për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë por jo personalisht as për mua as pozicionin tim” tha Çako.
/f.s