Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ kanë sulmuar faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT).
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të instat.gov.al.
Aktualisht faqja në web është e paaksesueshme, ndërsa në një reagim për Shqiptarja.com, zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulmin.
‘Po është e vërtetë, po punohet për të zgjidhur problemin.’- tha ai.
/f.s