• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Haka, organizatori kryesor i vjedhjes së makinës në Rinas: Çau çelësin e derës dhe e ndezi me program kompjuterik! 2 ‘Range Rover’ të tjerë…!

by Java News
14/06/2023 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky që shihni në këtë foto është Bledi Haka, 42 vjeç, person me precedent penalë. Pak ditë më parë, ai hyri brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit dhe u drejtua tek parkingu me mision vjedhjen e një makine. I riu, që mban në krah një çantë marsup futet në parking dhe pikas një automjet “Range Rover” në pronësi të një biznesmeni nga Elbasani, i cili ishte larguar jashtë vendit.

Autori arrin të çajë pjesën e çelësit të makinës dhe futet brenda. Burime pranë policisë i thanë Report Tv se 42-vjeçari ndezi makinën dhe u largua, por u kujdes që të ndezë një pajisje bllokues GPS-i, e cila e bëri të vështirë gjurmimin e policisë. Makina u gjet më vonë pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, në të gjithë itinerarin që kishte kryer hajduti, i cili e parkoi në garazhin e një pallati në zonën e Astirit. Hetuesit dyshojnë se makina do të përdorej në vijim nga Haka për ngjarje kriminale.

Atë ditë u shpall në kërkim pronari i garazhit Ernis Morinaj, i cili dyshohet bashkëpunëtor, por policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë. Ai dhe Bledi Haka nuk rezultojnë të kenë dalë jashtë territorit të Shqipërisë, referuar sistemit TIMS. Burime të policisë bëjnë me dije se javët e fundit rezultojnë të vjedhura edhe dy makina të tjera “Range Rover” në territorin e Komisariatit të Vorës. Bledi Haka rezulton me precedent të theksuar kriminalë të mëparshëm.

Në maj ai 2020 u arrestua bashkë me një person tjetër pasi policia i gjeti armë me vete. Një vit më herët në 2019-ën iu gjetën armë dhe para në makinë, ndërsa në 2012-ën Bledi Haka mbeti i plagosur në ambientet e një lokali në Tiranë, pas një sherri masiv mes disa personave për shkak të një borxhi bastesh. Përdorimi i makinave të vjedhura në ngjarje kriminale është kthyer në një fenomen shqetësues pasi në shumicën e rasteve vonon zbardhjen e ngjarjeve kriminale por shpesh pamundëson edhe zbulimin e tyre./shqiptarja.com/

Next Post
“Policia jonë…”/ Mediat e Beogradit mburren me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës: Tentuan të pushtonin territorin e Serbisë

"Policia jonë..."/ Mediat e Beogradit mburren me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës: Tentuan të pushtonin territorin e Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In