Një grua e moshuar ndodhet në spital pasi është dhunuar një hajdut që i mori nga qafa varësen e floririt.
E.I 67 vjeçe me banim në Tiranë, ka qenë në hyrjen e pallatit të saj duke u ngjitur për në banesë, kur i ka dalë një person i panjohur, e ka goditur me grusht dhe i ka vjedhur me dhunë nga qafa varësen e floririt.
E moshuara ka përfunduar në spital ku dhe ka marrë ndihmën mjekësore, dhe më tej është larguar për ne banesë.
Policia thotë se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme.
a.ç











