• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hajdutët që vodhën bankën dhe shpëtuan Lulin

by Mero Baze
10/04/2019 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nuk është hera e parë që na vjedhin në Rinas. Së paku ky tipi që vdiq, na ka vjedhur nja tre herë dhe nuk e kemi kapur dot, edhe pse ka jetuar afër aeroportit në shtëpi goxha të mbajtur.

Nuk është hera e parë as që hajdutët ikin me lekët e bankës me vete.

Nuk ështe hera e parë që Berisha thotë se këto lekë i vjedh Edi Rama për fushatë elektorale. Nuk është hera e parë që kemi disktuar për sigurinë e aeroportit të Rinasit, ku nuk të lejojnë të kalosh një shishe uji, por mund të kalosh me furgon për në pistë.

Nuk është hera e parë që hapet dhe diskutimi se kush humbet nga kjo vjedhje, pasi lekët janë të bankave, bankat janë të siguruara etj etj,.

Nuk është hera e parë që flet dhe Bujar Nishani për çështje të tilla.

Nuk është hera e parë që Ilir Meta flet për sigurinë kombëtare, sa herë humbasin lekë.

Por është e para herë që hajduti bëri një punë të mirë që së paku Lulzim Basha duhet t’ia dijë për nder. Dhe duhet t’i jetë mirënjohës.

Dje për PD dhe Lulin nuk ishte ditë e zezë se u vodhën lekët në Rinas, se ajo ishte kthyer në punë rutinë për atë tipin që u vra. Dje për PD ishte ditë e zezë pasi mori një nga “shuplakat” më të forta, dërrmuese dhe të pashpresa për të, për të ardhmen e aktit më të papërgjegjshëm të saj, atë të djegjes së mandateve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e trajtuan PD-në si një një parti të vetëvrarë dhe të dorëzuar, që nuk ka punë më me sistemin politik në Shqipëri dhe u bën thirrje shqiptarëve të shikojnë përpara drejt zgjedhjeve të radhës me ato forca politike që duan të marrin pjesë.

Sot edhe Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, përshëndeti qëndrimin amerikan dhe tha se Bashkimi Evropian është i të njëjtit qëndrim.

Në çdo kohë tjetër, debatet televizve, apo shtypi që jetojnë me politikë, natyrisht që do të fokusoheshin tek ky zhvillim.

Por në fakt më shumë se hajduti i Rinasit, PD-në e ka shpëtuar kontrolli mbi zhurmuesit televiziv të paneleve, të cilët dje në mbrëmje, në një debat gati kriminal, harxhuan orë të tëra të gjenin se kush polic mund ta kishte vrarë hajdutin. Një kërkonte t’u bëhej ekspertizë armëve të policëve, tjetri të publikohej lista e policëve, të tjerë që dyshonin se mund ta kenë vrarë shokët. Dhimbsuria ndaj të vrarit kaloi çdo limit, dhe dukej se zhurmuesve të panelit, nuk u ikej në shtëpi, sa ta gjenin se kush dreqin e vrau hajdutin.

Sot debati po vazhdon. Më shumë anojnë nga teza që e kanë vrarë shokët. Kjo në fakt është paksa më çliruese pasi policët e “RENEA”-s janë më të qetë.

Kanë filluar dhe ironitë për debatin me konçesionarin kinez dhe PD është gati t’i dalë zot dhe Kinës, pas Rusisë.

Por për ato që tha zoti Palmer, në emër të SHBA, dhe Knut Fleckenstein, në emër të BE, nuk ka asnjë fjalë.

Në fakt ata kanë vrarë në mes të Tiranës papërgjegjësinë e opozitës shqiptare, kanë ekzekutuar realisht kryetarin formal të PD, Lulzim Basha duke e injoruar aktin e tij prej “kamikazi” dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve të mos e kthejnë kokën nga ai, por të ecin përpara.

Kjo deomos që është një vrasje shumë më e rëndësishme se e atij hajdutit të bankave.

Por Lulit i bëhet gjithmonë kismet një hajdut tjetër që bëhet kurban për të. Këtë radhë ishte ky i Rinasit. Vërtet na mori lekët, por na shpëtoi Lulin nga debati për vetëvrasjen e tij.

Next Post
‘Isha tek dentisti’, gjykata refuzon lirimin e grabitësit të blindave me para në Rinas

"Ishte edhe një tjetër i plagosur"... flasin dëshmitarët që panë vrasjen e Muratajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In