Vidhet gjatë natës kisha e Shën Thanasit në Korçë, ku hajdutët kanë hyrë nga dera e pasme.
Mësohet se në kishë janë vjedhur katër arkat me lekët e besimtarëve.
Gjithashtu është marrë edhe një arkë me lekët e qirinjve.
Vjedhja është zbuluar vetëm mëngjesin e sotëm, duke u bërë edhe denoncimin në polici.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë dhe për të kapur autorët.
/a.r