“Kur patën mundësi për ta bërë shëndetësinë e lanë gërmadhë ndërsa tani flasin se si mund tē ishte shëndetësia që ata e shkatërruan”.
Nga qendra e re shëndetësore e Grabianit në Divjakë, Zv/Kryeministri Erjon Braçe dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i janë përgjigjur tryezës së Partisë Demokratike për Shëndetësinë.
“Kokrrat e hajduteve këtë punë kanë, fjalët tona janë punët që bëjmë, puna e tyre janë fjalët”, u shpreh zv/Kryeministri Erjon Braçe, gjatë inspektimit të qendrës së Grabianit, e rindërtuar nga e para në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
“Nuk është investuar në 30 vite për qendrat shëndetësore dhe ata që kur e kishin mundësinë e lanë shëndetësinë gërmadhë sot mblidhen në tryeza dhe flasin si duhej të ishte shëndetësia”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se si qendra e Grabianit, janë rindërtuar me të njëjtin standard 180 qendra shëndetësore nga veriu në jug, në çdo cep të vendit dhe puna do të vijojë me 120 qendra dhe ambulanca të tjera.
g.kosovari











