• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hajdutët kanë kthyer kokën nga Moska, vjedhjet e Berishës e Metës do zbulohen”

by Spartak Ngjela
03/01/2017 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Pse kanë ikur dhe ikin të lebetitur shqiptarët nga Shqipëria?

Nga një vend ku hajduti i rrugës, pushtetari i lartë dhe gjyqtari janë të bashkuar kundër popullit të tyre, duhet ikur…

Kjo është arsyeja që kanë ikur shqiptarët, se kjo është dhe arsyeja që janë duke jetuar në këtë varfëri ekstreme. Por a do të çahet përfundimisht përbetimi i treshes kriminale shqiptare?

Ja, këtë po presim ne shqiptarët, pasi në një vit rresht pamë sesi një grup banditësh dhe sunduesish i shpallën luftë Amerikës në ethet për të mbijetuar si sundimtarë kriminalë.

Kurse tani, me urdhër të kaponandës Sali, duan vonesë dhe presin që, sipas politikës Trump, Ballkani të bjerë nën influencën Ruse. Naivitet tipik prej hajduti…

Të gjithë hajdutët e shqiptarëve, historikisht, kanë kthyer kokën nga Moska. Njëlloj si ata që bashkë me Esat Toptanin, shitën interesin kombëtar në vitet 1912-1917… njëlloj si Ahmet Zogu që erdhi në pushtet me falangat ruse dhe serbe në fund të vitit 1924, njëlloj si bandat antiprrëndimore të Enver Hoxhës në vitet 1946-1948…

Kjo ka qënë dhe kjo mbetet loja makabër e shitësve të mëdhenj të interesave të shqiptarëve, me qëllim që të jetohet në luks mbi varfërinë dhe tragjedinë shqiptare.

Por tani e kanë kot. Gjithçka ka marrë fund. Aleanca shqiptaro-amerikane është thelbi i politikës amerikane në Ballkan, të gjitha hamendjet e krimit antishqiptar janë pjesa e komedisë që po luajnë në dëshpërim bandat e Sali Berishës para ndëshkimit të tyre.

Reformën në drejtësi nuk e bllokon dot asnjë forcë kriminale në Shqipëri. Që të gjithë janë të humbur, sepse që të gjithë do jenë objekt i kontrollit dhe i ndëshkimit. Kurse hordhitë e Saliut kanë dalë e po thonë do të ketë kryengritje. Domethënë që shqiptarët do ngrihen për të siguruar gjënë e vjedhur të Saliut dhe Ilir Metës. Hajde mendjengushtësi, hajde!

Kot shpresoni në petullat që “do të bien nga qielli”, o të mjerë! Hetimet vazhdojnë me ritëm të lartë. Shumë shpejt do të fillojë denoncimi i vjedhësve, mekanizmat që kanë përdorur Meta dhe Berisha në vjedhjen e paskrupullt të shqiptarëve; mijëra hektarë të grabitur nga banda Berisha; milionat dhe investimet kriminale të Ilir Metës me ane të krimit shqiptar të tipit Balili; paratë e fshehura nëpër bankat off shore; qindra milionë Dollarë të nxjerrë nga kontrabanda e naftës nga klani Bode në fillim e klani Berisha më vonë, në tetë vjet rresht.

E pse të zgjatemi! Rezultatet e hetimit shumë shpejt do fillojnë të zbardhen përpara shqiptarëve; kurse hajdutët e bandës treshe: vjedhës ordinerë-pushtetarë të lartë-gjyqtarë, le të presin te Moska, sepse shqiptarët e ndershëm do të bëjnë shtetin modern shqiptar dhe drejtësinë shqiptare të tipit perëndimor.
Ky do të jetë viti i vendosjes së moralitetit në Shqipëri: kjo është tani një gjë e sigurt.

Next Post
Zëdhënësi i Trump: Jo, s’ka prova që Rusia ndërhyri në zgjedhje

Zëdhënësi i Trump: Jo, s’ka prova që Rusia ndërhyri në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In