• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hajdutët e skrapit mësyjnë në Fier, vjedhin natën bulonat e hekurudhës

by Java News
24/10/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Persona të papërgjegjshëm po vazhdojnë të më- syjnë mbi hekurudhat, të cilat janë drejt shkatërrimit dhe rrezikojnë jetën e qindra qytetarëve, që lëvizin ende me këtë mënyrë transporti. Hekurudha po bastiset në masë për skrap, ndërsa rasti më i fundit ka qenë pak ditë më parë. Në afërsi të lagjes “Mbrostar Ferko” janë vënë re dëmtime të dukshme në të dyja anët e hekurudhës.

Skrapi i tërhequr ka qenë kryesisht në bulona, pasi këto të fundit zënë pak volum dhe peshojnë më shumë. Edhe vetë qytetarët e shfaqin këtë shqetësim pasi, sipas tyre të ndikuar edhe nga ekonomia e dobët, ata herë pas here janë të detyruar të udhëtojnë edhe me tren.

“Mbase janë të detyruar qytetarët që të udhëtojnë me tren, pasi ekonomia ka shkuar në fund. Por kur hekurudha është e dëmtuar deri në këtë gradë, rrezikohet jeta e qytetarëve. Ky është një problem i madh. Natën këtu bëhet kërdia dhe askush nuk mban përgjegjësi. Shkulen pllakat me zhurmë të madhe, por me sa duket askush s’i sheh”, shprehet Endrit Lushkaj. Sipas qytetarëve, vetëm funksionimi i mirë i ligjit do t’i çonte përballë përgjegjësisë keqbërësit.

“Policia duhet të marrë masa dhe të mos e lërë situatën në këtë gjendje që është. Nëse do të kapet dhe të dënohet një person, atëherë do të tremben të tjerët dhe do të stepen. Por kur ligji nuk funksionon, kështu do të bëhen gjërat”, shprehet një tjetër banor i kësaj lagjeje, Nazmir Gerbi. Raste si kjo e fundit janë shfaqur shpesh në zonën e Fierit, ku më së shumti hekurudha është dëmtuar në pjesët më pak të populluara dhe gjithmonë vepra penale kryhet natën.

Në Libofshë përpara disa muajsh ndodhi i njëjti fenomen, po ashtu edhe në rrugën e Vlorës, pranë lagjes së romëve. Por ndonëse e njëjta histori po përsëritet, ende nuk ka asnjë person të vënë përpara përgjegjësisë. Edhe pse nga ana e punonjësve të hekurudhës janë denoncuar disa herë raste të vjedhjeve të pllakave dhe bulonave lidhëse, nga ana e policisë nuk ka të arrestuar. “Vazhdimisht konstatohen se bulonat e shinave vidhen. Qytetarët nuk e kuptojnë që këto vjedhje dëmtojnë pasuritë e tyre”, shprehen burime nga Hekurudha./panorama/a.k

Next Post
Meta 3 orë drekë me Ramën: Folëm për ‘Loro Boriçin’, koalicioni nuk ka pse diskutohet

Meta: I qëndrojmë marrëveshjes me PS. Prononcimi për "mbetjet", kanabisin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In