• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Hajdutët e kasafortave/ GJKKO lë në burg dy ‘kokat’ e bandës, autori kryesor pranon fajësinë dhe tregon gjithçka

by Java News
12/09/2020 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banda e hajdutëve të kasafortave në Tiranë ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas “BalkanWeb” se gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për dy prej anëtarëve të bandës, Arjan Rapi dhe Et’hem Murataj”, ndërsa ka lënë në “detyrim paraqitje” dy të tjerë, Dorian Bashon dhe Smajl Shkemzën.

Grupi i hajdutëve u godit pak ditë më parë nga Policia e Tiranës, ku ata kishin vjedhur disa bizhuteri dhe një kasafortë, brenda së cilës kishte dokumente personale dhe rreth 10 mijë euro, në banesën e shtetasit E. Agasi. Siç raporton gazetarja Lala, pronari i banesës ka qenë me pushime dhe kur është kthyer ka konstatuar që i mungonte kasaforta. Sipas tij, autorët nuk kishin thyer derën, por kishin hyrë nga mbrapa, ndërsa nga hetimet që ai ka bërë vetë, ka identifikuar targën e makinës dhe njërin prej autorëve, Et’hem Muratajn.

Agasi ka takuar shokun e këtij të fundit dhe i ka kërkuar që t’i kthejnë paratë, pasi kishte prova që ai ishte autor i grabitjes, duke kërkuar njëkohësisht që edhe çështja të mbyllej me kaq. Kështu, Murataj i ka kthyer shumën e vjedhur Agasit, por në momentin që policia ka arrestuar autorin kryesor të vjedhjes, Arjan Rapin, ky i fundit ka pranuar fajësinë për vjedhjen e kasafortës, duke treguar dhe detaje rreth ngjarjes.

Ai ka thënë se Et’hem Murataj ka qenë shoferi, ndërsa ka treguar edhe vendin, ku është hedhur kasaforta. Menjëherë pasi ka treguar vendin, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar kasafortën në cilësinë e provës materiale. Në dëshminë e tij, Rapi ka deklaruar se ka bërë edhe vjedhje të tjera, të cilat po hetohen.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se makina e përdorur për vjedhje është në emër të gruas së Smajl Shkemzës, ndonëse ky i fundit nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi sipas Prokurorisë, mjeti është shitur, por nuk është çregjistruar. Shitja e makinës është bërë nga Dorian Basho, i cili ka takuar shokun e autorit të vjedhjes dhe i ka kërkuar t’i kthejë lekët, por që as ai nuk ka lidhje me ngjarjen.

g.kosovari

Next Post
‘Më futët në bodrum’/ Tensione gjatë shoqërimit të gjyqtares Mimoza Margjeka në GjKKO: Kam 1 vit që e dija

'Më futët në bodrum'/ Tensione gjatë shoqërimit të gjyqtares Mimoza Margjeka në GjKKO: Kam 1 vit që e dija

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In