• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

by Ardit Rada
21/12/2020 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Mborja

Pas gjashtë muajve që u dorëzua familjarisht diku në ekzil se kinse «i rrezikohej jeta nga komunistët», më 28 maj 2020, i denoncuari im për «doktoratë» të vjedhur Agron Tufa u dorëzua për atë. E pranoi vjedhjen! Megjithëse vonë, shumë vonë, sidoqoftë u zbyth dhe, jo vetëm që e pranoi botërisht akuzën për vjedhje, por i njohu dhe i ktheu pas të dëmtuarit Aristotel Spiro një pjesë të konsiderueshme të saj. Tani, pas më shumë se një viti, që prej andej, Agron Tufa, na bëri thirrje: «Të marrim pushkët, Ramën se rrëzojmë dot me votë»…

***

Më 28 maj 2020, azilkërkuesi «politik», Agron Tufa duke iu kthyer me dëshirën e tij (?!) (apo i detyruar nga azil dhënësit) akuzës sonë, te blog-u «FJALASHQIP», riboton pjesën e «doktoratës» së vet në formë artikulli dhe aty, këtë radhë, citon edhe Aristotel Spiron.

Por edhe në këtë ribotim, duke lënë paragrafë të tërë nga kumtesa e tij të kopjuar e të pa cituar, plagjiarizmi i Tufës vazhdon!

Kush dëshiron të bindet plotësisht për këtë, mund të krahasojë botimin më të fundit të tij

(https://fjalashqip.com/origjina-e-termave-perkthim-me…/…) me kumtesën «Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike» (http://www.unkorce.edu.al/…/materiali_fnoli_130vjetor.pdf, faqe 313-319).

Kjo, mënyra se si Agron Tufa dorëzon një pjesë të gjësë së vjedhur, më shumë se një «ndjesë» prej hileqari të poshtëruar, ngjan me atë hajdutit tashmë të kapur që nuk pranon t’i zbrazë të gjithë xhepat…

Sidoqoftë, edhe kjo lloj «ndjese» e pjesshme, mua denoncuesit të parë të vjedhjes e plagjiaturës më vlen.

Agron Tufa me budallallëkun dhe pafuqinë ta pranojë deri në fund vjedhjen e tij nëpërmjet mashtrimit (në grup me krerët e Dekanatin e Filologjisë së UT) më 2008-n, me këtë ribotim të 2020-s, më në fund hoqi dorë edhe nga loja e tij qesharake me datat.

Pra, për ata që e kanë harruar atë histori që filloi më 2008-n e kur «Doktor» Tufa nisi të përfitojë pagën shtesë për «doktoratën» (200 000 lekë të vjetra në muaj) plagjiatura e tij kishte të bënte me kumtesën që Dr. Aristotel Spiro mbajti në Konferencën me rastin e 130-vjetorit të Nolit, zhvilluar në Universitetin «Fan Noli» të Korçës më 2012-n.

Duke anashkaluar 2015-n, datën kur bëri shkarkimin në internet të «doktoratës»  që përmbante plagjiarizmin nga teksti i Aristotel Spiros, Agron Tufa bënte të «habiturin».

Pra, duke shmangur 2015-n, me këto katër vitet diferencë nga 2008 deri në 2012, si një shejtan budalla i vërtetë, mundohej të hutonte kë të mundte.

«Si kam mundësi që unë më 2008-n të kem kopjuar një tekst që do të shkruhej 4 vjet më pas më 2012-n» – ngrinte pyetjen i «çuditur» Agron Tufa?

Kështu, duke shmangur 2015-n, me një gur vriste dy tre zogj. Duke luajtur me datat e duke bërë «viktimën» që prej 2015-s, jo vetëm që linte të nënkuptohej se «i plagjiatuari» ishte ai vetë nga Aristotel Spiro dhe jo e kundërta siç ishte në të vërtetë, por synonte dhe shumë të tjera: Edhe vjedhjen e vet e mbulonte, edhe bashkëpunëtorët që e ndihmuan i mbulonte…

Por, me këtë «ndjesë» që bëri tani më 2020, Agron Tufa i preu në besë dhe i shiti të gjithë ata që më 2008-n ia dhanë në të bardhë, pa shkruar asnjë rresht, «doktoratën».

«Doktori» u dorëzua për vete dhe na la zbuluar gjithë «trimat» e tij këtu në Universitetin e Tiranës. Agron Tufa la të dekonspiruar në mëshirë të opinionit ca nga ata «doktorët» e «profesorët» e saj, që, ashtu si ai, «antikomunizmin» e përdorin si gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet e paaftësinë e tyre shkencore.

Po ata, a do të dorëzohen tani si ai? Apo, meqë «kjo diktaturë duhet rrëzuar me forcë dhe duhet të mbulohet me turp», do t’i përgjigjen thirrjes së «Doktorit» hajdut e do të bëjnë atë që: «mbetet më e vështira, më e dëshpërueshmja, por dhe më e domosdoshmja e të rrëmbejnë pushkët»?..

Pra, ç’prisni?! «Hajdutë të gjithë Shqipërisë, mos u dorëzoni! Rrëmbeni pushkët!»  E dëgjuat? Agron Tufa me «duart lart» ju thërret…

Next Post
Konspiracion me kovid, mulla e spitale

Konspiracion me kovid, mulla e spitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In