Konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari ka folur në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Në studionin e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se në rast se nuk bashkohen të gjitha copat e opozitës nuk mund të bëhet presion mbi qeverinë.
Hajdari tregoi hapat që mund të ndjekë opozita për të miratuar ndryshimet kushtetuese, duke theksuar nevojën që të lihen pas inatet dhe emrat konkretë.
“Po nuk u bashkuan të gjitha copat e opozitës nuk mund të bësh presion mbi qeverinë. Opozita duhet të bashkojë të gjithë copat e veta.
Mund të marrësh dhe vendimin për të bërë zgjedhjet vetëm por nuk të lë njeri. Në qoftë se maxhoranca tregohet kokëfortë dhe nuk ngre komision, deputetë me 28 firma mund të drejtohen në referendum. Herën e parë ti kërkon proces, debat publik.
Nëse maxhoranca ngul këmbë, 63 deputetë i drejtohen popullit shqiptar me Paketën e ndryshimeve kushtetuese. Me këtë variant nuk mund të shkojmë në zhvillim. Nëse opozitën e copëtuar harrojnë emrat dhe inatet për Saliun dhe Lulin, apo Gazin kjo punë bëhet. Në të kundërt nuk bëhet”, deklaroi Hajdari./m.j