Shtatë nga deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur për të regjistruar grupin e tyre parlamentar.
Burime brenda grupit organizativ, konfirmuan për gazetën “TemA”, se kryetare e këtij grupi do të jetë demokratja Rudina Hajdari.
Ndërkohë, detyrën e nënkryetarit pritet ta marrë deputeti Myslim Murrizi.
Ndërkohë, pas vendimit të një pjese të opozitës për djegien e mandateve, numri i deputetëve në Kuvend ka shkuar në 102.
/a.rada