Komisioneri për zgjerim në Baskimin Evropian Johannes Hahn ka përshëndetur vizitën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Përmes një postimi në Tëitter, Hahn e ka cilësuar këtë vizitë si mjaft pozitive për marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit.
“Një vizitë kthimi historike i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, i mirëpritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Urime të dy liderëve për përpjekjet e tyre konstruktive dhe të përgjegjshme”. ka shrkuar Hahn
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit serb i cili ka përshëndetur Hahn, si dhe ka vlerësuar vizitën dhe progresin e marrëdhënieve Serbi-Shqipëri.










