• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn: Negociatat varen nga Vettingu, antidroga dhe zgjedhjet e lira

by A R
06/06/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria më parë duhet të japë rezultat për prioritetet e vendosura nga BE dhe më pas të kërkojë hapjen e negociatave. Apeli është bërë nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn i cili këshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të këtij viti.

Nga Brukseli, zyrtari i lartë i BE-së tha se hapja e negociatave për Shqipërinë në fund të vitit mund të arrihet nëse kriteret e vendosura do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.

Sipas Hahn, kriteret që do bëjnë diferencën për hapjen e negociatave, janë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 Qershor, që do t’i adresohen BE-së përmes raportit të OSBE-ODHIR, zbatimi dhe efektet e para të reformës në Drejtësi dhe Vettingu si dhe së treti lufta kundër drogës.

“Kriteret që do vendosin për hapjen e negociatave janë, zgjedhjet e lira, procesi i Vettingut dhe lufta kundër drogës” ka thënë Hahn.

Komisioneri për Zgjerim pritet këto ditë të vizitojë Ballkanin dhe më konkretisht do të jetë në Serbi, ku në fokus do të jetë situata në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë Hahn nuk ka në axhendë një vizitë në Tiranë këto kohë, ose të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve. /b.d

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

VIDEO/ Prangoset një i droguar, godet policin dhe përplas makinën e Policisë Rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In