• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn komenton vendimin: Dritë jeshile për negociatat, tani nis puna përgatitore

by A R
27/06/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Han sqaron se vendimi i ministrave të Jashtëm është një dritë jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor 2019.

Në një intervistë për gazetaren e Tv Klan në Bruksel, Erisa Zykaj, komisioneri thotë se me Shqipërinë do të fillojë menjëherë puna.

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Bashkimit Europian përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë në Qershor 2019. A do ta konsideronit këtë një dritë jeshile simbolike apo një dritë jeshile të mirëfilltë?

“Është një dritë jeshile, pasi qartësisht u vendos që gjithçka duhet të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Qershor të 2019. Kjo është realiste, lidhur me kohën e përgatitjes, pasi një tjetër element i rëndësishëm i vendimit të Këshillit të Ministrave ishte që Komisioni Europian të fillojë menjëherë punën përgatitore për hapjen e negociatave. Pra, ne tani mund të fillojmë me procesin e screening, që është një ekzaminim dhe seleksionim për kapitujt e ndryshëm të negociatave dhe në tërësi bëhet fjalë për 35 kapituj. Ne duhet të ekzaminojmë nivelin e përgatitjes, për çdo kapitull krahasuar me legjislacionin europian të deritanishëm, apo thënë ndryshe “acquis communautaire”. Kjo nënkupton së paku qindra takime përgatitore dhe kjo fazë normalisht merr 1 vit. Pra, nëse ne fillojmë tani, ka shumë mundësi që ne të mbarojmë në Qershor të vitit të ardhshëm dhe pastaj t’i njohim shtetet anëtare me propozimin për hapjen e kapitujve. Në konkluzionet e Këshillit thuhet gjithashtu që në fund të 2019 ne mund të hapim kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë”./Klan/a.m.

Next Post
Fotografitë e jashtëzakonshme të merimangave dhe mizave

Fotografitë e jashtëzakonshme të merimangave dhe mizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

‘Më vjen gjynah’/ Kritik i ashpër për sigurinë ushqimore, Braçe: Nuk ha asnjëherë gjel, ja pse

January 1, 2026
Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

January 1, 2026
Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

Detaje te reja/ Aksidenti me 3 viktima në Tepelenë, 19-vjeçarja në gjendje të rëndë tek Trauma

January 1, 2026
Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

Tragjedia/ Rëndohet bilanci i zjarrit në Crans-Montana, raportohet për 40 të vdekur dhe 100 të plagosur!

January 1, 2026
Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

Nga misioni në Hënë pas 54 vitesh, te trajtimi i sëmundjeve të rralla/ Arritjet shkencore që priten më 2026

January 1, 2026
Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

Na i kurseni mesazhet, ju lutem, se më duket sikur thoni “mos u gëzofsh inshalla”, ose “plaç në vend”

January 1, 2026
Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

Bota mirëpret vitin e ri, spektakël fishekzjarrësh nga Azia në SHBA (FOTO)

January 1, 2026
Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

Luhen “fishat e fundit” në kazinonë e paligjshme, sekuestrohen miliona para. Një në pranga, një në kërkim

January 1, 2026
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

January 1, 2026
Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

Viti 2026 shënon një pikë kthese, Shqipëria nis ofensivën diplomatike historike

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com