• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hahn e përsërit: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE

by Java News
18/11/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për Serbinë që të anëtarësohet në BE. Ai po ashtu thotë se blloku po e ndihmon Kosovën që të përgatisë terrenin për anëtarësimin e ardhshëm.

Radio Evropa e Lirë: Përparimi i Serbisë drejt Bashkimit Evropian varet padyshim nga dialogu me Kosovën. A do të thotë kjo se pranimi i Serbisë në BE do të përputhet me përfundimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën?

Johannes Hahn: Jo. Është e kundërta: normalizimi me Kosovën është parakusht për Serbinë që të bëhet anëtare e BE-së.

Në muajin shkurt ju do të paraqisni një strategji për Ballkanin Perëndimor. Nga fjalimi i presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, “për gjendjen e BE-së”, ka dalë 2025-a si vit kur Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE. A do të thotë kjo se këto dy shtete, si udhëheqëse në rajon, do të ndahen nga të tjerat?

Johannes Hahn: Jo, nuk është kështu. Nëse i kushtoni vëmendje fjalimit të Junckerit, ai nuk i ka përmendur vetëm udhëheqëset në rajon, edhe pse këto dy shtete përmenden në letër. Kjo qartë tregon për faktin se këto dy vende, Serbia dhe Mali i Zi, tashmë po negociojnë. Për këtë, ato dallohen nga shtetet e tjera. Unë personalisht përmbahem nga çdo kualifikim. Ajo që ka rëndësi, është zhvillimi i secilit vend.

Mendoj se secili vend përparon kah integrimi evropian: disa më shpejt, disa duhet të angazhohen më shumë dhe t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Në parim, mendoj se gati të gjitha vendet janë në rrugë të duhur.

Në Bosnje dhe Hercegovinë mendoj se duhet bërë më shumë. Shpresoj se shumë shpejt do t’i marrim përgjigjet në pyetësorin tonë. Kjo është diçka që qytetarët e atij vendi presin nga udhëheqësit e tyre politikë – të shohin që udhëheqësit politikë kanë kapacitet dhe gatishmëri për të vendosur. Ata duan perspektivë evropiane.

Vendet e tjera, do të thosha se janë në rrugë të duhur. Kjo strategji do të mbulojë perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo është një perspektivë evropiane për të gjitha vendet, jo vetëm për dy ose tre.

Kur flasim për Kosovën, ajo e ka të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, por në anën tjetër janë zhvillimet në Katalonjë dhe problemi me pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e saj. A mendoni se ka rrezik që Kosova të ngecë?

Johannes Hahn: Natyrisht se nuk mund t’i shpërfill ngjarjet gjeostrategjike dhe gjeopolitike, por ajo që mund të bëjmë ne si Komision – dhe që po e bëjmë me përkushtim – është ta ndihmojmë Kosovën të përgatisë terrenin për anëtarësim në BE, duke përmirësuar strukturën ligjore, efektin ekonomik, rritjen e të hyrave – gjë që është e rëndësishme në rastin e Kosovës, sepse një e treta e të hyrave vijnë nga dogana që nuk do të ekzistojë në tregun e përbashkët.

Një e treta e të ardhurave kombëtare nuk mund të zëvendësohet brenda natës, kështu që duhet të merremi me to shumë më herët. Mendoj se në këtë mënyrë mund ta mbështesim konkretisht Kosovën në përgatitjen e terrenit për anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Kosova është pjesë e të gjitha këtyre përgatitjeve që çojnë në hapësirën ekonomike rajonale. Kjo është një tjetër dëshmi e angazhimit tonë të fuqishëm ndaj perspektivës evropiane të Kosovës, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
FOTOT/ Alketa Vejsiu në formë të mirë në plazh…

Largohet nga ekrani shqiptar? Alketa Vejsiu: Ja e vërteta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In