• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hahn: Asnjë vend i BE s’ka qëndrim negativ për negociatat, pres një raport pozitiv

by A R
10/11/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Johannes Hahn në një intervistë për Deutsche Welle tha se lidhur me qëndrimin e vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare dhe se pres që Progres-Raporti që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv.

Intervista:

Komisioner Hahn, në konferencën që po zhvillohet në Tiranë, “BE- Ballkani Perëndimor, Ditët e Medias” ju thatë se garantimi i lirisë së shprehjes dhe medias është një nga kriteret politike që duhet të plotësojnë vendet që aspirojnë të hyjnë në BE. Çfarë mbështetje politike mund t’u japë BE vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat që paraqet plotësimi i këtij kriteri?

Së pari kemi shumë probleme në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar gazetarët dhe për t’i mbështetur ata në kualifikimin e tyre profesional. Kjo është një gjë. Gjëja tjetër është që liria e shprehjes është një nga elementët kyҫ të procesit tonë të integrimit, të hapjes së negociatave për pranimin e vendeve kandidate në BE.

Me vendet kandidate për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor, me të cilat kemi filluar negociatat e anëtarësimit, po shikojmë kapitujt 23 dhe 24 që merren pikërisht me lirinë e medias, shtetin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit. Po i kryejmë negociatat duke i mbyllur këto kapituj, që nga fillimi deri në fund duke u kujdesur për lirinë e shprehjes dhe të medias. Dhe kjo është një nga elementët e shumtë që ndihmon për të përmirësuar cilësinë e medias në Ballkanin Perëndimor.

A ka gjasa që strategjia për të shndrruar median, në një fuqi transformuese në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor të ketë përqasje rajonale, përderisa mangësitë, problemet dhe sfidat janë pak a shumë të njëjta?

Fuqia transformuese e medias po, por unë preferoj të flas për procesin dhe jo për negociata. Ndryshimi i sjelljes, i qëndrimit, kërkon kohë. Një zhvillim pozitiv ku mund të shihen arritje është lufta kundër korrupsionit. Nuk është vetëm e nevojshme të jetë në fuqi një legjislacion i duhur, por që ky legjislacion edhe të zbatohet. E njëjta gjë vlen edhe për zhvillimin e medias dhe mënyrën sesi gazetarët mund të bëjnë biznesin e tyre. Dhe këtu duhen parë rezultatet. Kjo është e mundur nëse ka një perspektivë europiane.

A mund të ketë një bashkëpunim rajonal edhe për të përballuar sfidat e garantimit të lirisë së shprehjes dhe të medias në kuadër të procesit të Berlinit?

Targeti, qëllimi i Procesit të Berlinit, është bashkëpunimi rajonal, pra një tjetër instrument, një mjet, element për të nxitur vendet të punojnë së bashku. Dhe nëse punojnë së bashku ka më pak oreks për të luftuar njëri-tjetrin. Ky është në parim koncepti europian. Dhe kjo na ndihmon edhe në fusha të tjera si p.sh. shteti i së drejtës etj.

Cili është qëndrimi i vendeve anëtare të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në mesin e vitit të ardhshëm, 2018?

Pres që Progres-Raporti për Shqipërinë, që do të dalë në prill të vitit të ardhshëm, të jetë pozitiv. Po ashtu pres raport pozitiv edhe për vendet fqinje, të përfshira në proceset e integrimit: Maqedoninë dhe Malin e Zi. Nuk ka feedback negativ për Shqipërinë prej asnjërit nga vendet anëtare. Por Shqipëria duhet të zgjidhë problemin e azilkërkuesve në vendet e BE, pasi ai dëmton reputacionin e Shqipërisë në opinionin publik të vendeve anëtare. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në rrugën e duhur./a.m.

Next Post
Provat në prokurori, biznesmeni Sota: Ja personi që priste 863 mijë eurot

Biznesmeni Sota letër prokurorisë: Verifikoni me imtësi pasuritë e mia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In