• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hafizi sulmon Blushin: Po tenton të uzuropojë LIBRA-n

by Java News
10/01/2018 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia LIBLRA e drejtuar nga Ben Blushi është përfshirë nga një krizë shumë e thellë, pasi anëtarët e saj janë ndarë në dy kampe. E para që ka bërë publike këtë përçarja ka qenë Mimoza Hafizi, e cila ka dalë hapur kundër Blushit, pasi sipas saj ky i fundit ka dashur që të uzurpoj partinë.

Mimoza Hafizi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për situatën brenda kësaj force politike ku kërkon mbledhjen e Bërthamës për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të marrë vendimet e duhura.

“Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017”, shkruan ndër të tjera Hafizi. .

Postimi i plotë

NJOFTIM PËR ANËTARËSINË LIBRA

Në situatën kur Portali i Partisë Libra, www.libra.al, nuk pranon të publikojë thirrjen për mbledhje të Bërthamës LIBRA, jam e detyruar të përdor faqen time personale, për informim të anëtarësisë.

Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.

Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.

Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012.

Në vijim njoftimi i mbledhjes drejtuar 30 anëtarëve të Bërthamës:

Në kushtet që jemi, Libra është sot një institucion i rrudhur, një instrument i fjetur politik edhe pse në fazat e para të formimit institucional. Nisur nga këto konstatime dhe të bindur se e ardhmja, pritshmëritë dhe fati i lëvizjes varen sot eskluzivisht nga vullneti dhe pasioni ynë i përbashkët, një grup nismëtar (anëtarë të zgjedhur të Bërthamës) kërkojnë si më poshtë :

Mbledhje të Bërthamës Libra

Bazuar në nenin 11 të Statutit Libra, ku përcaktohet :

”Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.”

Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:

  1. Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,
  2. Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik.
Next Post
Ministrja Manastirliu apel infermierëve: Aplikoni për punë në portalin online, s’keni nevojë për ‘miq’!

Ministrja Manastirliu apel infermierëve: Aplikoni për punë në portalin online, s'keni nevojë për 'miq'!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucion në qendër masazhi! Arrestohen bashkëjetuesit, shfrytëzonin një 21-vjeçare

Tjetër “fole” prostitucioni në Durrës: Si ranë në rrjetë brazilianet dhe administratori i hotelit

March 17, 2026
Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In