Deputetja socialiste, Mimoza Hafizi ka përsëritur sërish qëndrimin për zbatimin e statutit të PS-së dhe mbajtjes së zgjedhjeve për postin e kryetarit.
Pas një takimi me strukturat socialiste në Shkodër, Hafizi tha se mbështeste Blushin në kërkesën për të mbajtur zgjedhje për kreun e PS-së pasi mandati i kryetarit aktual ka mbi 2 vjet që ka mbaruar
“Mbështes Blushin në kërkesën për statutin. Mandati i kreut të PS-së ka mbi dy vjet që ka mbaruar. Duhet mbajtur gara për kreun e PS. Ka dhe të tjerë që e mbështesin këtë qëndrim”, deklaroi Hafizi.
Deri më tani deputetet Mimoza Hafizi dhe Arta Dade kanë dalë publikisht në mbështetje të deputetit Ben Blushi për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e PS.