Nga një verifikim në rrjet të gjitha faqet e institucioneve kryesore shtetërore në Shqipëri nuk funksionojnë.
Të dhënat e para flasin për një sulm hakerash të organizuar disa orë më parë.
Dyshimet janë se mund të jetë një sulm nga hakera të huaj. Deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Mes faqeve të bllokuara është edhe faqja e KQZ-së. Thuhet se po punohet për rikthimin e faqeve. /b.d











