Anonymous ka filluar tashmë luftën kundër ISIS-it, të cilën e shpalli, duke gjetur informacionet personale të ekstremistëve të dyshuar. Pas sulmeve të Parisiti, në të cilin kishin gjetur vdekjen 132 persona, Anonymous i ka shpallur publikisht luftë ISIS-it.
Hakerët kanë filluar të mbledhin të dhënat e uebfaqeve dhe llogaritë në rrjetet sociale, në përpjekje për t’i rrëzuar ata, transmeton Koha.net. Independente ka publikuar detaje të gjetura nga Anonymous, që përfshijnë detaje personale, dhe adresën e një personi që është rekrut i ISIS-it në Evropë. Aktivistët tashmë kanë konfirmuar se me sukses kanë thyer adresën e një rekruti të ISIS-it, kurse Anonymous kishte thënë se “ISIS-i do ta përjetojë operacionin më të madh kundrejt tyre”.









