• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Nard Ndoka: Çomo dhe Bozdo do i kujtojnë shqiptarëve tragjedinë e tërmetit dhe pandeminë

by Java News
05/03/2021 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka e ka cilësuar kandidimin nën siglën e PS të Nadaja Çomos dhe Luljeta Bozos si përdorim i figurave të tyre nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për ‘Studio Live” në Report Tv, Ndoka tha një alibi të çuditshme pse Çomo dhe Bozo nuk duhet të ishin në politikë, pasi sipas tij ata do i kujtojnë popullit pandeminë dhe tërmetin tragjik, duke u kujtuar humbjet e shkaktuara prej tyre. (Nadaja Çomo dhe Luljeta Bozos janë dy personazhe simbol të luftës ndaj pandemisë dhe rindërtimit pas tërmeti duke u kthyer shpresën shqiptarëve)

“Pa folur për zonjat që fusin një gjak të ri në PS, unë shoh një keqpërdorje të Ramës, pa u marr me dy zonjat e nderuara. Rama ka thënë se tërmeti dhe pandemia vijnë njëherë në 100 vite dhe fut në parlament dy simbole që iu kujtojnë shqiptarëve pikërisht këto dy ngjarje të trishta. Me qindra familje që kanë humbur jetën nga COVID dhe mungesa e shërbimeve dhe kjo është një kosto morale e polikë për vetë Çomon, po ashtu edhe inxhinierja e nderuar e tërmetit, na kujton jo këshillat e saj por dështimin e shtetit që nuk kishte mjete për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat”, tha Ndoka.

I pyetur nëse Çomo dhe Bozo do të ishin dy emra që mund t’i bashkoheshin PD-së, Ndoka tha se nuk besonte pasi ato nuk kanë kontribute në politikë dhe se Rama po i përdor si personazhe.

“Nuk besoj që është shumë e rëndësishme, por politika ka nevojë për politikanë dhe jo personazhe për ti përdorur, këto nuk kanë dhënë  asgjë për politikën. Ne të gjithë kemi thënë se Komiteti i Ekspertëve drejtohet nga Rama dhe Çomo e vërtetoi këtë duke veshur bluzën e partisë dhe lënë bluzën e bardhë.  Këto thjeshtë pranuan të përdoren dhe keqpërdoren nga Rama”, tha Ndoka.

Në lidhje me sulmet dhe deklaratat e ashpra të presidentit Meta se kush prek votën do i pritet dora, Ndoka i lidhi këto deklarata me faktin se atij ‘i rri ngushtë kostumi i presidentit’. Ndoka tha se Meta do të rikthehet në politikë pasi është personazh dhe nuk e mbyll  karrierën e tij me Presidencën.

“Kostumi i Presidentit Metës i rri i ngushtë dhe ai do të kthehet një ditë në politikë, nuk është një personazh që do e mbyllë thjeshtë me Presidencën. Unë shoh një kryera shteti që po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend dhe sinjalet i kanë thënë të qartë, duke paralajmëruar Ramën se nëse fut duart në zgjedhje  nuk do e gëzoj mandatin”, tha Ndoka.

g.kosovari

Next Post
“The making of Albanians”

Të drejtosh Shqipërinë e pas-Prillit 2021...pa utopi

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    O kasolle ku na mblodhe me Bard Ndojen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In