• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Lorenc Vangjeli: Protestën e ka thirrur Sali Berisha dhe Edi Rama

by A R
07/07/2022 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka komentuar mbi protestën e zhvilluar këtë të enjte nga opozita përpara Kryeministrisë.

Ai ka thënë se suksesi i kësaj proteste i ka kaluar pritshmëritë, por habiti me deklaratën e tij kur tha se kjo protestë është thirrur jo vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se si e ka thirrur Rama protestën, Vangjeli arsyeton se kryeministri ka nxjerrë qëllimet për të protestuar dhe se ngritja e çmimeve ka qenë një arsye e fortë.

Lorenc Vangjeli: Kjo është një protestë e thirrur nga dy njerëz.

Blendi Fevziu: Kush janë këta dy njerëz?

Lorenc Vangjeli:  Sali Berisha dhe armiku i tij Edi Rama.

Blendi Fevziu: I thirrur nga Sali Berisha dhe Edi Rama?

Lorenc Vangjeli:  Po. Suksesi i kësaj proteste që biem dakord të gjithë që është mbi pritshmëritë, nuk është e gjitha meritë e Sali Berishës, siç nuk është edhe e gjitha meritë e Edi Ramës.

Blendi Fevziu: Po ç’domethënë e ka thirrur Edi Rama?

Lorenc Vangjeli: Ja ta shpjegoj. Unë them e kanë thirrur të dy. Ekstremet në këtë dynja zakonisht puqen, unë po tentoj të them këtë gjë. Sali Berisha ka fituar betejë pas betejash, gjëra të cilat dukeshin edhe të pamundura. Jo më larg se 14 muaj më parë, por ngjan se sërish ka pak shanse për të fituar luftën. 14 muaj më parë ai ngjante një qenie njerëzore e rrënuar. Në shtator shumë pak besonin që ai mund të kthehej, ishte objekt shakaje, i cinikëve dhe zhgënjeu të gjithë kundërshtarët e tij. Në nëntor e goditën me gaz lotsjellës dhe sot doli e mposhti dhe vapën. Kjo është pjesë e meritës së tij. U ngrit kur askush nuk e priste.

Blendi Fevziu: Po Rama ça roli kishte këtu se më çudite?

Lorenc Vangjeli: Rama nxorri tre pikat, qëllimet e protestës. Njëra prej tyre është ngritja e çmimeve një tjetër prej tyre ka të bëjë me zhbalancën e shpërndarjes së të ardhurave, kjo është e vërtetë, sot shqiptarët paguajnë shumë më shumë te pika e karburantit, paguajnë më shtrenjtë edhe bukën edhe litrin e qumështit, litrin e vajit.

/a.r

Next Post
Hajdari bën “zbulimin e madh”: Pas legalizimit të kanabisit, Rama do bëjë amnisti që të nxjerrë shokët nga burgu

Rikthimi i Ilir Metës, Hajdari: Fatkeqësi që në politikën shqiptare gruaja pret burrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In