Për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, një i ri tha se do largohet nga Shqipëria pa ardhur viti 2023.
Ai tregoi se ka mbaruar master shkencor, por që Shqipëria nuk i ofron asnjë të ardhme. Ndër të tjera ai shtoi se në Britani do të shkojë me gomone kundrejt shumës 20 mijë paund.
“Do ikim nga Shqipëria pa ardhur 2023. Do shkojmë në Angli me gomone. Rruga shkon deri në 20 mijë paund. Jam me master shkencor”- tha ai./m.j