• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Habit Gjykata e Apelit, i padituri është edhe paditës

by Java News
27/09/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, Kristaq Thimio tregoi dje në “Fiks Fare” se në gjykatë duhet të mbrojë veten ndaj një akuze që ka ngritur institucioni që ai drejton.

Më 19 korrik të këij viti, ai është paraqitur në Gjykatën e Apelit Gjirokastër si i paditur nga institucioni që drejton. Në rolin e paditësit dhe të paditurit është mbajtur edhe seanca e parë gjyqësore.

Seanca e radhës është caktuar për më 28 shtator, kur në mungesë të juristit të institucionit, “drejtorit të paditur”, do t’i duhet t’i luajë vetë të dyja rolet para trupit gjykues. Ky drejtues është larguar tre herë nga detyra dhe ka fituar të drejtën e rikthimit me gjyq.

Zoti Thimio është emëruar fillimisht kryeinspektor i ISHMP Gjirokastër më datë 21.02.2014. Ai është shkarkuar nga detyra më datë 29.12.2014 për arsye se rezultonte debitor ndaj OSHEE-së.

Pas shkarkimit nga detyra ai nisi dhe procesin gjyqësor ndaj institucionit me objekt “Kundërshtim urdhëri nr 67 dt 29.12.2014 të kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave; kthim në pozicionin e mëparshëm të punës; detyrimin e palës së paditur të kryejë pagesën nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënieve të punës deri në momentin e rikthimit në punë”.

Në fund të këtij procesi ai doli fitues dhe në qershor 2017 u rikthye në krye të institucionit. Por ndërkohë, ndaj tij ishte hapur një tjetër proces gjyqësor për 1 USB.

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, dega rajonale e qarkut Gjirokastër, mbas paraqitjes së raportit të hartuar nga Drejtoria e Auditimit të Brendshëm të Ministrisë së Mjedisit ka ngarkuar me përgjegjësi materiale kryeinspektorin Thimio, për shpenzimin e fondeve të institucionit për karburantin dhe për një USB që nuk e ka kthyer, me vlerë 3.000 lekë. Inspektoriati ka kërkuar marrjen e të gjithë hapave ligjorë për të zhdëmtuar këtë vlerë, duke arsyetuar se nuk ka asnjë dokument që justifikon mënyrën e përdorimit të karburantit dhe mungesën e USB-së.

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër mori vendim duke pranuar pjesërisht akuzën. Kështu, Kristaq Thimio u çlirua nga detyrimi i karburantit dhe iu la në ngarkim vetëm vlera prej 3.000 lekë e USB-së.

Por kur filloi gjyqi në shkallë të dytë, zoti Thimio u kthye në pozicionin e drejtuesit të institucionit që kishte ngritur padinë ndaj tij. Në këto kushte kryeinspektori Ergys Agasi, më datë 28.07.2017 ka nxjerrë një urdhër në bazë të të cilit Thimio pezullohej nga detyra për shkak se ndaj tij kishte filluar një procedim disiplinor, duke marrë shkas nga raporti i auditimit të sipërcituar.

Ndërkohë që më datë 14.09.2017, zoti Agasi kishte nënshkruar urdhrin tjetër për revokim të pezullimit dhe rikthimin në detyrë të Thimios.

Thimio,  pas marrjes së detyrës, është paraqitur në seancë gjyqësore në cilësinë e të paditurit, ndërkohë që është de jure dhe de facto edhe përfaqësuesi i palës paditëse, duke krijuar një situatë  absurde që i jep shkas krijimit të një situate konflikti interesi. Absurdi vijon në seancën e datës 28.09.2017. TCH

Next Post
Rrëfimi shokues i gruas: Problemet familjare më çuan drejt vetëvrasjes

Rrëfimi shokues i gruas: Problemet familjare më çuan drejt vetëvrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In