• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit Basha: Një kryetar duhet të japë dorëheqjen nëse humb një palë zgjedhje

by Java News
30/11/2021 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se që një kryetar të japë dorëheqjen duhet të humbë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë pikë Basha deklaroi se zgjedhjet nga të cilat PD mbeti në opozitë nuk kanë qenë në kushtet e barazisë. Ai u shpreh se një kryetar që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të futet më në garë për postin e kreut të partisë, ndërsa shtoi se dorëheqja në kushtet ku është ai sot, do kishte qenë akt burracak.

“Detyra ime jo vetëm si kryetar i opozitës por edhe si brez i ri në politikë është të flas për fundin e tranzicionit. Ky mentalitet duhet të marrë fund. Jam i bindur që një kryetar që jep dorëheqjen nuk duhet të garojë më. Sepse kur jep dorëheqjen nuk është një fjalë goje. Kthimi prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqje pa kthim po. Statutin nuk e vendos unë por Kuvendi. Kuvendi ka vendosur që kjo të mos jetë në statut. Mendimi im është ky. Një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të humbë një kryetar që të duhet të japë dorëheqjen.

Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme apo nëse je vetë në qeveri dhe i humb ato zgjedhje pa diskutim duhet të japësh dorëheqjen. Zgjedhjet nuk i jep tregu, lagja, të rinjtë që largohen nga vendi, dëshpërimi, kriza ekonomike. Kur në raportin e ODHIR thuhet se shteti nuk garanton lirinë e votës a mund të flasim për zgjedhje të lira. Është drama për të cilën sot po paguajnë faturën familjet shqiptare. Me këtë përgjegjësi po ju them sot se nëse nuk do kisha konstatuar masakrën zgjedhore, vendimi im do ishte dorëheqja, Në kushtet ku jemi ne dorëheqja do ishte akt burracak”, deklaroi Lulzim Basha.

Kreu i PD theksoi se denoncimet e tij ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015 e deri në zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij ai bashkë me elementë të tjerë në Elbasan janë ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Basha u shpreh se këta elementë janë përfshirë deri në pengmarrjen e krerëve të grup seksioneve të PD në Elbasan për të ushtruar presion ndaj tyre.

“PD ka një mënyrë të qartë të përcaktuar me rregulla të shkruara që për ironi të fatit të janë të firmosura nga ish-kryetari Berisha dhe rifirmosura nga ish-sekretari Ridvan Bode. Përdorimi i demokratëve si mish për top i turpëron të gjithë. Në momentin kur PD ka Kuvend më 18 Dhjetor gjithçka tjetër ka humbur relevancën. Nëse ¼ e delegatëve do të kërkonin Kuvendin në mënyrë statutore nuk do ishim futur fare në këtë debat. Paloka dhe Berisha thonë se i paskan penguar të tretët. Unë nuk i besoj këto. Unë besoj që rruga që kanë ndjekur nuk i kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Faktorë të krimit të organizuar por edhe kundërshtari ynë politik është investuar që diçka të nisur nga Berisha të përdorë për interesat personale.

Denoncimet e mia ndaj Suel Çelës datojnë që nga viti 2015. Kam thënë që kurrë nuk mund ta besoj. Suel Çelën e kam përmendur që nga 2015 deri te presionet para 25 prillit. Këta janë ushtarët e Edi Ramës. Janë autorë dhe ekzekutorë të masakrës zgjedhore. Kam thënë që është në nderin e Berishës të distancohet tani që faktet janë bërë publike. Që demokratët, që gjithë Elbasani e ka marrë vesh. Janë përfshirë në marrjen peng deri në krerët e grup seksioneve në kullën e tij te tregu”, u shpreh kreu i PD./m.j

Next Post
Kamerat i kapin “mat”/ Donaldi prekje me Beatrixën poshtë batanijes. Çfarë kërkonte…!

Kamerat i kapin “mat”/ Donaldi prekje me Beatrixën poshtë batanijes. Çfarë kërkonte...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In