• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Habit aktivistja: Fola sot me vëllezërit Budina! Më thanë se nuk kanë gjë, por Rama montoi rezultatet e tamponit

by A R
19/06/2020 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja e Teatrit Kombëtar, juristja Adriana Kalaja u shpreh në një lidhje telefonike për Report Tv se gjendja e dy vëllezërve Budina që rezultuan me COVID është e mirë. Ajo u shpreh se ka kontaktuar me dy vëllezërit, të cilët sipas saj, akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka montuar rezultatin pozitiv të tamponit të COVID.

“Gjendja e tyre është shumë e mirë. E konfirmoj dhe mbaj përgjegjësi të plotë por na ana tjetër konfirmoj se të dy vëllezërit nuk pranojnë që të jenë infektuar dhe rezultati pozitiv i tamponit është montim me urdhër të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë simptomë, gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk rezultojnë të kenë pasur kontakte me persona me COVID.

Ne do të ndërmarrim hapat ligjore me qëllim zbardhjen e së vërtetës dhe nëse testi është pozitiv në mënyrë të kundraligjshme kanë dalë emrat e dy personave, pasi Rama ka urdhëruar të bëjë pis emrin e dy vëllezërve dhe protestës. Vëllezërit Budina më kanë informuar se ky testim me urdhër të Ramës dhe është montuar si lajm me urdhër të zotit Rama” tha ajo.

Por a ndodhen dy vëllezërit në karantinë? “Në dijeninë time po. Pasi janë njerëz të përgjigjem. Ne do të marrim hapat ligjor për të demaskuar këtë montim dhe nëse është iu vërtetë, pa miratimin e klientit nuk mund të dalin rezultatet e analizave”.

Dyshimet janë se dy vëllezërëve u është kërkuar që të bëjnë testimin, pasi kanë marrë pjesë në varrimin e hallës së tyre, por aktivistja shprehet se “Jo, është bërë shumë kohë më mbrapa. Është mbi 14 ditë dhe është insistuar me forcë nga ISHP për t’u bërë dy vëllezërve që kanë asistuar në varrimin e hallës që ka qenë vetëm me familjarët, pak njerëz”.

Por a do ta bëjë Kalaja testimin duke qenë se kanë qenë bashkë në disa ture në Shqipëri? “Nuk kam besim te rezultatet e këtij testimi përsa kohë, qoftë ISHP nuk jep asnjë informacion të saktë, dhe rezultatet, por kjo gjë ndodh në të gjitha institucionet. Unë jam gati ta bëj testin, nuk do ta refuzoj. Por disa miq më thanë duhet të fusësh miq për të bërë testin” tha ajo.

Për habi, kontaktet e shumta ditët e fundit pas rasteve të shënuara nuk e shqetësojnë aspak juristen, pasi thotë se, vdekshmëria nga COVID-i është shumë më e ulët se nga një virus tjetër. “Nuk është shqetësuese, pasi sipas studimeve të bëra në laboratorë të njohur, thuhet se virusi mund të prekë shumë njerëz dhe nuk ka pasoja negative, përveç rasteve të caktuara, vdekshmëria nga COVID është shumë më e ulët se nga një virus tjetër. Nuk e quaj problematike dhe aq më tepër nuk dihet nëse e mbartim” tha ajo.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In