Ishte me pushime me të fejuarën për të shijuar diellin dhe detin e Republikës Domenikane, por Marcelo Salas është gjendur në një makth të vërtetë: është sulmuar dhe rrahur nga rojet e sigurisë të resortit ku ishte vendosur, në Punta Cana. Ngjarja ka ndodhur në 17 shtator, ndërsa tek sot është publikuar videoja. Ish-sulmuesi i Lazios dhe Juventusit po diskuton me një tjetër turist kilian, të dy flasin për “rugby”, por më pas debati degjeneron në sherr.
Pikërisht në këtë moment hyjnë në veprim katër roje të sigurisë të resortit “Matadori” rrëzohet në tokë, në pamundësi për të vepruar dhe goditet, ndërsa shoqëruesja e tij Giannella Marengo kërkon ta mbrojë duke bërtitur që ta lënë të lirë dhe se do të thërrasë policinë.
Gjithçka është provuar nga nje video që është regjistruar nga “smartphone-ët” e turistëve të tjerë (dhe është transmetuar nga televizioni kilian në emisionin “Primer Plano”). /Telegrafi/









